Zbarkon në Tiranë Preljocaj,
balet dhe leksione në TKOB

Zbarkon në Tiranë Preljocaj,<br />balet dhe leksione në TKOB
TIRANË – Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj do të jetë tani e tutje, një bashkëpunëtor i shquar i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, falë një marrëveshjeje të nënshkruar së fundmi ndërmjet Shqipërisë dhe Francës.
 
Koreografi do të kthehet në vendin e tij këtë jave, 20 vjet pasi ka shfaqur pjesën emblematike “Dasma” në vitin 1994, këtë radhë i shoqëruar nga disa personalitete të kulturës franceze si dhe një shpurë gazetarësh francezë të  “Le Monde”, TV5, Radio France Internationale etj.
 
Ky fillim bashkëpunimi  me nismën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro ka për qëllim forcimin e lidhjeve artistike ndërmjet Baletit Preljocaj dhe Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, jo vetëm në fushën artistike, por edhe në fushën e mësimdhënies.
 
Kompania Preljocaj do të zhvillojë edhe disa trajnime për kërcimtarë profesionistë  në bashkëpunim me Shkollën e Baletit dhe qendra të ndryshme kërcimi.
 
TKOB dhe Kompania Preljocaj do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbime artistike të ndërsjellta. 

Në projektin e parë të këtij bashkëpunimi, Angjelin Preljocaj në bashkëpunim me trupën e baletit shqiptar propozon dy pjesë me koreografi dhe regji të Angjelin Preljocaj në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit « La Stravaganza » dhe «Royaume Uni » .
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)