Zbatimi i marrëveshjes, Ashton
përgëzon Thaçin dhe Daçiç

Zbatimi i marrëveshjes, Ashton<br />
përgëzon Thaçin dhe Daçiç
BRUKSEL - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton jep deklaratën e mëposhtme sot:

"Unë mirëpres vendimin e të dyja palëve për të miratuar planin e implementimit e cila do të vërë në zbatim dispozitat e Marrëveshjes së prillit. Unë dëshiroj edhe njëherë të përgëzoj kryeministrin Daçiç dhe Kryeministrin Thaçi për vendosmërinë e tyre. Angazhimi i tyre personal do të vazhdojë të jetë thelbësor në funksion të një zbatimi të shpejtë të planit.

Plani i zbatimit është hartuar për të zgjidhur problemet në terren dhe për të siguruar përparim të shpejtë të Serbisë dhe Kosovës drejt rrugës të Bashkimit Evropian. Ajo përfaqëson një hap të mëtejshëm përpara në BE, për të lehtësuar dialogun dhe kjo pa paragjykuar pozicionet e dy palëve në statusin e Kosovës".

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm