Zbatimi i marrëveshjes, vazhdon sot
dialogu Prishtinë-Beograd

Zbatimi i marrëveshjes, vazhdon sot<br />dialogu Prishtinë-Beograd
BRUKSEL - Vazhdojnë sot në Bruksel bisedimet në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjes. Nga ky takim pritet të dalin aspektet konkrete se si do të bëhet zbatimi i marrëveshjes mes dy vendeve.

Sakaq zyra e ndërmjetëses së Bashkimit Europian për dialogun, Catherine Ashton nuk ka dhënë detaje se në çfarë formati do të vazhdojë dialogu. Ndërkaq ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi njohu ambasadorët e BE në Kosovë, me ecurinë e marrëveshjes në Bruksel.

Kryeministri Thaçi ka siguruar ambasadorët e BE-së se zbatimi i marrëveshjes nuk do të ngecë apo vonohet për shkak të Kosovës, por ka thënë se pret që Serbia të ndajë të njëjtin përkushtim.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan