Zbërthehet grupi shqiptaro-kubanez në Spanjë/ Arrestohen 5 persona! Sekuestrohen 1 ton kanabis dhe pajisje me vlerë 420 mijë euro

Garda Civile e Spanjës ka arrestuar 5 persona, mes tyre shqiptarë, pasi akuzohen për prodhim dhe trafik droge.

Gjykata ka urdhëruar masën “Arrest me burg” për 3 prej tyre, ndërsa 2 të tjerët u lanë nën hetim.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “SERVANA”, që filloi në nëntor të vitit të kaluar, pasi kishte prova për kryerjen e një sërë krimesh nga një grup kriminal të shtrirë në provincën e Valencias.

Sipas mediave spanjolle, hetuesit kanë konstatuar se organizata është me bazë shqiptare dhe është e strukturuar në mënyrë perfekte dhe me metodologji kriminale të mirëpërcaktuar.

Organizata akuzohet si përgjegjëse për kultivimin intensiv të prodhimit të kanabis sativa.

Për të përshpejtuar rritjen e bimëve, ata përdornin materialin ndriçues të gjeneratës së fundit dhe kishin kondicionerë të mëdhenj për të shpërndarë erën.

Garda Civile ka kryer kontrolle të ndryshme në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në afatgjatë. Në fazën e parë, më 28 shkurt, u krye një kontroll në një magazinë industriale në Xeresa dhe një tjetër në një apartament në plazh në Gandía . Në fazën e dytë, më 25 mars, u krye një kontroll tjetër në një magazinë industriale në qytetin e Rótova.

Në total është sekuestruar pothuajse një ton kanabis sativa , duke evidentuar 308 kilogramë syth në procesin e tharjes.

Në kontrollet e ndryshme janë sekuestruar edhe: në Xeresa (7 klima industriale, filtra karboni, ventilatorë, nxjerrës, depozita, ndriçues etj., me vlerë 170 mijë euro ), në Gandía (disa pajisje celulare, 2 mijë euro cash, një furgon dhe një makinë) dhe në Rótova (pajisje elektrike, kondicionerë industrialë, transformatorë të tensionit të mesëm dhe objekte portative të rritjes dhe tharjes së marijuanës, me një vlerë prej më shumë se 250 mijë euro ).

Në total, vlera e materialit të sekuestruar arrin në 420 mijë euro .

K.M/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse