Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, dënoi aktin e dhunës së ushtruar ndaj një të riu serb të Kosovës, që ndodhi mbrëmë në Mitrovicën veriore.
"Dhuna është e papranueshme dhe i dëmton përpjekjet për normalizim të gjendjes në Mitrovicë dhe pajtim mes komuniteteve", thuhet në deklaratën e Zbogarit, cituar nga KosovaPress.
Shefi i Zyrës së BE-së bën thirrje për vetëpërmbajtje nga të dy palët dhe kërkon nga autoritetet kompetente që të bëjnë të pamundurën në ndriçimin e këtij incidenti, të identifikojë autorët dhe t'i sjellë ata para drejtësisë, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së.
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pasditen e djeshme në veri të Mitrovicës, në afërsi të Urës së Ibrit. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë me thikë 17-vjeçari S.N., i kombësisë serbe, i cili është shtruar për mjekim në spitalin e veriut të qytetit./atsh/
/Shqiptarja.com