Emrin e ka Ronald, Ronald Gjoka. Ndërsa idhulli i tij i madh është Ronaldo, Cristiano Ronaldo. Dhe Ronaldi ëndërron prej vitesh të takojë Ronaldon, të adhuruarin e tij, gjë që nuk është aspak e lehtë. Gjoka, 19-vjeçar, i cili është nga Shqipëria, jeton në SHBA dhe nuk ka pasur pothuaj kurrë shanse ta shohë Real Madridin live.

E megjithatë atij shansi i erdhi “te shtëpia”, kur dy javë më parë, mbretërorët zhvilluan një ndeshje në qytetin ku jeton Ronald Gjoka në Miami kundër FC Chelsea, në “Guiness International Champion Cup”. Ndeshjen, bashkë me kupën, e fitoi Reali me rezultatin 3:1, ndërsa dy gola i shënoi, kush tjetër përveç idhullit të Ronaldos, Cristiano Ronaldo.

Duke parë se sa afër e kishte heroin e tij, Gjoka nuk mundi ta përmbante më veten: ai vrapoi në fushë, edhe pse kjo është e ndaluar, u gjunjëzua para Cristianos dhe pastaj e përqafoi atë.
Ronaldo fillimisht u duk i befasuar, por megjithatë ia bëri qejfin adhuruesit të tij, e përqafoi edhe ai, bën të ditur Albinfo.

Një skenë e këndshme kjo, por e papranueshme për ata që merreshin me sigurinë e ndeshjes. Ata ia dorëzuan Gjokën menjëherë policisë, e cila pa një pa dy e futi atë në burg, ku u desh të qëndronte dy ditë. Kjo e shndërroi në yll në SHBA Ronaldin 19 vjeç, shkruan Bild.de.

Me të hyrë në burg, të burgosurit tjerë e dinin tashmë nga televizioni se çfarë kishte ndodhur, kështu që atij ia dhanë pseudonimin “Celebrity” (i famshmi).

Ndërsa Gjoka më vonë për mediat ka thënë: “Unë e ndjek Cristianon që nga koha, kur ai ka luajtur për Mançesterin. Jam një fans i madh i tij, ai është idhulli im. Një shans i tillë për të qenë kaq afër tij, më jepet vetëm një herë në jetë”. 

Në këto rrethana, nuk është aspak çudi që studenti shqiptar e ka marrë “me gajret” qëndrimin dyditor në burg. “Për diçka të tillë ia ka vlejtur t`i kaloj dy ditë në burg”, ka thënë Ronald Gjoka.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)