Zbulim befasues, Toka do bëhet me Hënë të dytë të përkohshme, Asteroidi që do e orbitojë për 2 muaj! A ka rrezik për përplasje, çfarë thotë NASA??

Zbulim befasues, Toka do bëhet me Hënë të dytë të përkohshme, Asteroidi që do e orbitojë për 2 muaj! A ka rrezik për përplasje, çfarë thotë NASA??

Foto ilustruese

Ndoshta për herë të parë në historinë njerëzore, planeti ynë blu do të bëhet me një Hënë të dytë (minihënë).

Një Asteroid i quajtur “Minihëna 2024 PT5”, jo i përmasave të mëdha, po afrohet dhe do të hyjë në fushën gravitacionale të Tokës, duke u shndërruar në një objekt orbitues në tip hënë që do vijë vërdallë në mënyrë eliptike.

Asteroidi është me diametër 10 metra dhe sipas astronomëve ai nuk mund të shihet me sy të lirë, por vetëm me teleskopë.

Do të hyjë në orbitim me tokën më 29 Shtator (të dielën) sipas astrologëve dhe do të rrotullohet për gati dy muaj. Do largohet nga orbitimi si minihënë më 25 Nëntor, duke ndjekur rrugën hapësinore më tej.

I padukshëm për syrin e lirë, trupi qiellor do të kthehet në janar 2025 dhe përsëri në 2055, shkruan "La Repubblica".

Astrofizikantët dhe vetë NASA largoi panikun tek popullata botërore menjëherë pas përhapjes së lajmit, teksa objekti u kap nga shkencëtarë observues të objekteve dhe madje të apasionuar pas Kozmosit.

NASA tha se Asteroidi nuk përbën asnjë rrezikshmëri për përplasje me Tokën dhe do të ndjekë rrugën e tij për në hapësirë dhe më konkretisht në atë të Sistemit tonë Diellor.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilgen: 23/09/2024 17:45

    Shumë mirë që filtroni komentet, por po kur zgjidhni lajmin apo më mirë kur e perktheni atë keni filtra apo thjesht i bëni jehonë me daulle të prishur lajmeve të të tjerëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’, do i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit, më pas në Gjadër

Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’, do i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit, më pas në Gjadër