Zbulimet e rralla që identifikojnë ilirët 2400 vjet më parë (FOTO)

Zbulimet e rralla që identifikojnë ilirët 2400 vjet më parë (FOTO)

Sitet arkeologjike të realiteteve fisnorë të ilirëve na lejojnë të shikojmë, analizojmë, studiojmë edhe të kuptojnë disa aspekte të jetës të përditshme, sipas dëshmive që na kanë lënë. Në muzeume janë ekspozuar materiale të rëndësishme që na tregojnë për jetën e përditshme të realiteteve të lashta që përbënin Ilirinë.

Shumë nga skenat e rafiguruara në objektet e zbuluara vijnë nga varrimet, si për shembull enët me figura të kuqe, por edhe nga statujat apo strukturat e banimit, të cilat shpjegojmë aspektet e ndryshme të jetës në Iliri.

Enët me figura ndahen në dy kategori: 1) skenat me rafigurimin e mitit; 2) të jetës të përditshme. Pamjet e rafiguruara shpeshherë ndjekin shijet e njerëzve. Për të kuptuar këtë aspekt shumë interesante janë enët me figura të zeza në të cilat trajtojnë skena që lidhen me mitin. Si për shembull tematika e Gjigantomahia, dyluftimi midis perëndive me Titanët. Me shumë interes është skena e Athinasë e paraqitur në variantin promahos (luftëtarja) dhe gjigantit Enkelados.

Këto skena na lejonë të kuptojmë klasat sociale të shek. VI p. Kr. Nga pikëpamja historike, paraqitja e skenës sheh perënditë e reja si Zeusi kundër atyre të vjetër, siç janë Titanët.

Beteja e perëndive na tregon një ngjarje historike: ardhja e popullit të dorëve në Ballkanin e jugut. Dorët gjatë periudhës së epokës së Bronzit të fundit, në disa faza të alternuara u shkëputen nga zonat qendrore të Ilirisë, duke kaluar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, për të përfunduar pastaj në Greqi. Në disa raste lëvizja e tyre ishte një pushtim. Kjo lëvizje arriti në kohën e krizës të qytetërimit të Mikenas. Kriza e tyre, na është dhënë nëpërmjet tregimeve mitike të kthimit tragjik të “nostoís”, heronjve të luftës së Trojës, ose përmes dëshmive arkeologjike.

Titanët mund të përfaqësonin popullin e lashtë të Pellazgëve që erdhën në kontakt me Dorët (përfaqësuar nga Zeusi dhe perënditë të tjera), të cilët pushtuan zonat e tyre. Rafigurimi i skenave të mitit na shpjegon një karakteristikë të shoqërive aristokrate të shek. VI p. Kr., e cila kërkonte legjitimitetin e pushtetit të tyre, duke përcaktuar origjinën fisnorë direkt nga heronjtë e mitit. Në këtë skenë gjithashtu mund të vërehen karakteristikat klasike të perëndive apo të njerëzve të lidhur me mitin e betejës së Trojës, si për shembull veshjet e përdorura në shek IV p. Kr. Interesante është edhe prejardhja e enëve nga qyteti i Athinës, e cila do të zëvendësojë produktet korintase në shekullin e ardhshëm. Bota ilire historikisht ka pasur shumë lidhjet me qytetet shtet helenistike ose me fiset e Mesdheut afër tyre.

Në shoqërinë ilire roli i princit luftarak ishte shumë i rëndësishëm, shpesh në varrimet e epokës së bronzit të vonë deri në shek. VI p. Kr. varri i princit vendosej në qendër të kompleksit për të treguar shkallën e prestigjit të tij dhe pasurohej me elemente tipike të princit luftarak. Objektet e importuara na tregojnë kontaktet kulturore, por edhe prestigjin e klasës aristokrate. Prestigji i princërve edhe të klasës aristokratike mund të shikohet edhe nga maska prej ari e zbuluar në varret 9 të nekropolit të Trebenište (Maqedonia e Veriut). Maskat paraqiten me një formë të zgjatur, fletë prej ari që formon një fytyrë me sy të mëdhenj, me mjekër dhe buzë pak të mbyllura. Stili i realizimit paraqet shenjën e parë të artit të portreteve në zonat ilire. Këto maska kanë një ngjashmëri me maskën prej ari i artibuar mbretit Agamemnonit. Në kontekstin ilir këto zbulime nuk janë raste të izoluara në fakt janë zbuluar edhe përkrenare të tipit ilir me fletë prej ari që mbulojnë fytyrën.

Në fillimi të shek. V deri në shek. IV p. Kr. pas intensifikimit të shkëmbimeve kulturore me realitetet e Mesdheut dhe centralizimit politik në territoret ilire, u përhap në shoqëri “moda” e kohës. Zbulimet arkeologjike na lejojnë të kuptojmë disa aspekte të shoqërisë ilirë, mënyra e jetesë të zakonshme. Shpesh në rafigurimet e enëve me figura të kuqe shohim djemtë lakuriq me mantel (klamys) ose subjekte që ndjekin palestrën.

Skenat ikonografike paraqesin pikturën e një gruaje të veshur me një kiton, me flokë të mbështjellë me një kekryphalos, lloj rrjete për mbulimin pjesërisht të kokës. Kekryphalos (kufja që lidhet me një fjongo në majë të kokës) është zbukuraur me anë vijash të shkurtër, zigzak.

Kurse perënditë rafigurohen me karakteristikat e tyre, interesante është ikonografia e Athinas e cila rafigurohet me përkrenare klasike korinthiane. Skenat më të trajtuar janë ato të ashtuquajtura jeta e përditshme si p.sh. tek situla me dy personazh përballë altarit, ose gratë me objekte të tualetit (janë zbuluar pasqyra dhe objekte të përdorura në shtëpi). Shumë e rëndësishme janë figurat në monedhat që na tregojnë karakteristikat ose simbolet e qyteteve, të mbretërve, etj… Aspektet e jetës të botës ilire na vijnë edhe nga mozaikët si “Bukuroshja e Durrësit”, në të cilën shohim stilin e flokëve të grave të shek IV p. Kr., nga diademi, krehja e flokëve, veshja, etj... por edhe nga statujat votive prej balte të gjetura në Durrës (santuari i Artemisës).

Në shoqërinë e lashtë ilire, gratë luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Shpesh në shek. IV p. Kr. shfaqen skena ikonografike me subjekte të luftës kundër Amazonëve. Këto skena i referohen botës barbare, për këtë arsye kemi edhe disa rafigurime që kujtojnë ushtarët persianë me rrobat e tyre.

Rëndësia e komuniteteve ilire brenda në kolonitë si Epidamnosi edhe Apollonia na është dëshmuar nga zbulimi ne nekropolet antike të dy qyteteve të mbishkrimave epigrafike me emrat ilirë (alfabeti i përdorur ishtë ai i Korinthit) Emrat na lejojnë të kuptojmë rëndësinë që Iliria historike po merrte nga shek. V – III p.Kr. por edhe rolin e ilirëve tek institucionet e qyteteve, preferenca nga ana e familjeve për përdorimin e emrave ilire, por edhe martesat e përziera.

Të gjitha këto zbulime na lejojnë të kuptojmë se si u zhvillonte jeta brenda fisit të Taulantëve. Me interes të madh janë edhe zbulimet e busteve të grave ilire me rrobat e tyre tradicionale, me veshje të gjata, bizhuteritë dhe dekorimet të rafinuara, disa nga këto karakteristika edhe sot bëjnë pjesë tek veshjet tradicionale të gruas shqiptare. Siç tregojnë relievet nga Krotina afër Beratu dhe Livno ne Dalmaci (Kroaci) gratë ilire gjithashtu paraqiten të veshura me një formë manteli me kapuç që bëhet fjalë për curcullus Liburnicus, por edhe me shami në koke, me cepat të lidhura ose të lëshuara.

Me vlerë të veçantë është edhe zbulimi i paftës prej bronzi të argjenduara me skena të betejës ndërmjet luftëtarësh dhe kalorësve me veshje ilire, prekanari tipik ilire, mburoja e përdorur në iliri. Me prezencën e Kadmin siç na e tregon Herodoti që lidhet me mitin ilir të mbretit legjendar Finiq i Tebes (vëllai i Europës) i larguar nga ky qytet me të gjithë Armoninë, i thirrur nga fisi i Enkelejve për ti qeverisur. Ajo është zbuluar në Selcën e Poshtme në shek III p. Kr.

Në botën e lashtë ilirët kishin karakteristikat e tyre të veçanta për t'i identifikuar e për t’i dalluar. Një karateristikë tjetër të ilirëve është se disa nga burrat rruheshin e nuk mabnin mjekër dhe kjo dëshmohet nga brisqet e gjetura në varret e tyre. Straboni na tregon se disa fisë ilire bënin tatuazhë në trup (janë zbuluar gjipëra me doreza druri, të përshtatshme për këtë punë). Ilirët besonin në vititë magjike dhe kjo duket se të gjithë do ta kenë mbajtur si hajmali. Ata ishin edhe detarë të jashtëzakonshëm, anijet e tyre ishin lembet ose liburna (anija liburne). Tepër e manovrueshme dhe me kuvertë të lirë të ulët, mund të shkaktonin humbje të mëdhaja edhe galerave luftarake romake. Gjenerali romak Agrippa mbasë luftave kundër fiseve ilire i përdori këto lloj modeli tek beteja e Anzios kundër Mark Antoni dhe Kleopatrës.

Toka ilire në antikitetin ishte e famshme për vetitë e irisit (iris Illyrica) e përdorur në disa receta parfumi, për bimën e sanëza ose gentiana e verdhë (gentiana lutea), që përdorej për tharjen e çibanëve e më gjërë. Siç na e tregon Plini (HN 25.71) i pari që i zbuoi vetitë e saj shëruse ishte mbreti Genti i cili i dha edhe emrin “gentiana” (genziana). Helenët e Epidamnosit nga Taulantët mësuan recetën e hidromelit e bërë nga thermentim i mjaltit e nga uji. Në periudhën romake iliri shën Jeromi na tregon per birrën ilire e cila quhej sabaium që u bëhet nga elbi.

Veshja e zakonshme e burrave ilire ishte tunika ose këmisha e gjatë, sipër së cilës hidhej guna. Në relievet romake modeli i njohur i tunikës ilire ka mëngë më të gjëra dhe në mes me rrip. Varianti i tunikës ilire sidomos ajo dalmatike përdoret edhe sot (veshja e profttit katolik). Një karakteristikë e ilirëve siç na e tregon relievi i Zenicas është një lloj kësulë ose më e njohur si qeleshja shqiptare (prej leshi ose prej lëkure)

Vallet në fiset ilire kanë luajtur një rol shumë të veçantë. Është interesante të theksohet se në traditën e vallëzimeve të Shqipërisë jugore mbijetojnë akoma vallëzimet e lashta, si për shembull ajo e pirrikës (veshja e kuqe) ose më mirë “vallëzimet armatosur”. Platoni na tregon se ky vallëzim është i përapur tek fiset dorike si spartanët ku kërcimtarët ishin të shoqëruar me këngë dhe me flaut (fyell), duke riprodhuar lëvizjet e sulmeve dhe të mbrojtjes të një beteje. Akoma sot mund të shikojmë këtë doj vallëzim tek vallët tradicionale të jugut të Shqipërisë.

Pasuria kulturore e botës ilire u zhvillua kryesisht përmes kontakteve kulturore ato të Mesdheut. Këto kontakte u zhvilluan nëpërmjet rrugëve kulturore, trafikut detar ose rrugëve të brëndëshme. Për këtë raste siç na tregon Tabula Peutingeriana për rrugët romake, sidomos Via Egnatia (Rruga Egnazia) që lidhte Romën me Konstandinopojën, qytetet që kaloshin nga rrugët nga stacionet e pushimit edhe për të këmbyer kuajt (mansiones dhe mutationes). Shumë të rëndësishme ishin itineraret, si Intinerarium Provinciarum dhe Intinerarium Burdigalense (Burdigalës) që tregoshin qyetet dhe distancat e gjitha rrugëve edhe kohët e tyre (të rëndësishme janë zbulimet e rrugëve të lashtë romake). I veçantë është rasti i qytetit të Klodianës, tek Tabula e gjejmë të shkruar si një qytet me enrin Clodiana, ndërsa tek intineraret si mutatio Clodiana (stacion pushimi). Sot ajo korrispondon me qytetin e Peqinit, i cili vjen nga toponimi arab që do të thotë “pushimi”. Duhet të kemi parasyshë se rrugët në iliri kanë ekzistuar shumë kohë para ardhjes së Romës, historiani Thukididi nga ngjarjet e luftës së Peloponezit në lidhje me trasirat e Epidamnosit na tregon se trupat Spartane të dërguara në qytet erdhën me këmbë nga Apollonia. Vetë Roma do të kalojë këto rrugë gjatë tre luftrave ilire-romake, dhe nga ana tjetër do t’i përdori ato gjatë sundimit të saj. Një rol të rëndësishëm për komunikimet në ilirinë e kanë luajtur luginat që kalojnë Shqipërinë, siç është ajo e Vjosës. Straboni na tregon se lumi në disa zonat e tij ishte i lundrueshëm. Kjo luginë do të përdoret për kalimin e ushtrive të ndryshme, duke filluar nga ilirët kundër Maqedonisë të Filipit të II, nga Pirro mbreti i Eprit kundër ilirëve dhe Maqedonisë, por edhe përplasja midis trupave të Flaminit dhe Epirit kundër Maqedonisë të Filipit të V tek gryka e Këlcyrës. Gjat pushtimeve të fiseve barbare në këtë zonë perandori ilir Justiniani do vendosi një fortifikim ushtarak. Në këtë luginë pranë qytetit të Përmetit ndodhet kisha e Shën Mërisë e Leusës ku në harkun e derës të hyrjes shohim skenën e pemës së jetës (edhe tek kisha e Shën Mërisë e Bënjës) ky rafigurimin është i përhapur në periudhën krishterë (me origjinë nga lindja). Kjo skenë mund të admirohet edhe të mozaiku i baptisterit i Butrintit.

Për të kuptuar jetën e përditshme të botës ilire janë edhe mbiemrat tanë. Shumë prej nesh kanë edhe mbajnë mbiemrat e lidhur me fenë, punat, etj... por disa kanë një mbiemër të lidhur me linjat linguistike ilire ose më mirë me fiset ilire, si ato që mbarojnë me: llari, lari, ari etj..., shumë të përhapura në zonën e Përmetit dhe Gjirokastrës, Tepelenës.

Sitet arkeologjike, objektet të ekspozuara në muzetë ose zbulimet të reja na lejojnë të kuptojmë se si ilirët e lashtë jetonin jetën e tyre të përditshme, shpesh jo aq larg nga ajo e jona. Diodori na tregon si epirotët e kanë për gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për atdhenë e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre dhe farefisin. Ose ndryshe “Besa” tek Shqiptarët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjona: 19/06/2019 13:18

    Nje artikull qe na sjell njohuri te metejshme per parardhesit tane. Suksese Jani!

    Përgjigju
  • Anna: 19/06/2019 11:40

    Faccio i miei più sentiti complimenti per questo bellissimo articolo. Affascinante e coinvolgente che mette in risalto non solo la storia albanese ma anche quella dei balcani e del mondo. Complimenti anche al giornale Shpiptarja.com !!!!!!Continuate cosi !

    Përgjigju
  • Rudy: 19/06/2019 11:37

    Shumë komplimente Dr.Arkeologut Jani Kocillari për këtë artikull shumë interesant dhe të bukur. Shpitarja .com ju lumtë që gjithmonë edhe më shumë po vlerësoni këto shkrime që historinë tonë me këto zbulime të mrekullueshme.

    Përgjigju
  • Adlers: 19/06/2019 10:53

    Bravissimo Jani Kocillari. Questo articolo è davvero bellissimo .Faccio i miei complimenti a tutto lo staff di Shpiptarja.com che sempre di più pubblica questi articoli giornalistici ,frutto di tanto lavoro professionale. Bravissimo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë