Zbulimi dhe shpërthimi i minave, në bazën në Zall Herr! Report Tv live nga stërvitja 'Defender Europe 21'! Ushtarët amerikanë: Do vijmë edhe për pushime

Zbulimi i minave ushtarake, izolimi dhe larja e të infektuarve nga agjentë kimikë në fushë beteja si dhe shtrimi e hapja e rrugëve për ushtrinë ishin tre stërvitjet e “defender 21” zhvilluar mes trupave amerikane dhe shqiptare në bazën e Zall Herrit.

Aty ku ushtarët amerikan thonë se në Shqipëri ndihen mirë dhe kanë hasur një peizazh që në të ardhmen do të vizitojnë edhe si turistë.

Kamera e ReportTv ka ndjekur nga afër këtë stërvitje ku mjetet e ushtrisë amerikane kanë demonstruar se si radari zbulon minën e më pas ajo lëvizet pa rrezikuar ushtarët deri në eleminimin e plotë.

Për mikrofonin e ReportTv ushtaraku Mecintosh sqaron se ky ushtrim është për të gjetur një minë e cila mund të jetë e vendosur nën tokë dhe të jetë e rrezikshme.

"Për të shmangur rrezikun që vjen nga prania fizike e ushtarëve ndihmon shumë kjo makinë.  Kjo është një minë mjaft e rrezikshme, e aftë të dëmtojë jo vetëm ushtarakët por edhe automjetin",

Ndërsa ky është ushtrimi për të hequr rrezikun e kontaminimit nga agjentët kimikë në një fushë betejë dhe ushtarakët shqiptar bashkëveprojnë me ata amerikanë për të kompletuar misionin.

E teksa fushë beteja ka edhe të papritura, sistemimi dhe hapja e një rruge i takon shërbimeve mbështetëse të ushtrisë, si në këtë rast, ku me një eskavator sistemohet rruga e cila nga sot do të i shërbejë edhe komunitetit të zonës.

"Defender 21“ prezantoi edhe në Vlorë forcën e saj ushtarake në Pashaliman, aty ku prej ditësh zhvillohet kjo stërvitje edhe me marinën shqiptare.

Por a është vetëm një stërvitje ushtarake?

Pas largimit nën uniformë trupat amerikane shprehen se peizazhi shqiptar atyre u pëlqen shumë dhe në vizitën e tyre të radhës do të jenë edhe si turistë në vendin tonë.

Prononcimet e ushtarëve amerikanë

Është herë e parë për ju në Shqipëri?

Po

Do të vini sërish këtu?Sigurisht, sa më parë! E pëlqej Shqipërinë, është një vend i bukur malet të bukura, koha shumë e mirë.

 

Do  të vini sërish në Shqipëri?

Padyshim, njerëzit janë shumë të afrueshëm të ngrohtë, mikpritës, është vend i bukur.

 

Wilard, hera e parë në Shqipëri?

Po hera e parë

E dyta do të jetë për pushime ndoshta me familjen?

Ndoshta është vend i bukur, më pëlqen çdo gjë këtu, malet janë të bukura.

 

Jons, si ndihesh këtu?

Më pëlqen shumë, shpresoj të ketë një herë të dytë.

 

Garland, si ndihesh në Shqipëri?

Ndihem shumë mirë, kemi bërë trajnime me ushtrin shqiptare. Do të ketë një herë të dytë. Shpresoj shumë.

Weeks, a do të jeni në Shqipëri një herë të dytë për pushime me familjen?

Shpresoj që po, por duhet të bëj paratë më parë.

 

1621586393_1621585891Screenshot1.jpg

‘Defender Europe 21 është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Më 4 maj është bërë ceremonia e nisjes së stërvitjes, ku e pranishme ka qenë edhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka tha se SHBA nuk do t'i harrojë kurrë sakrificat e shqiptarëve në luftë krah për krah amerikanëve dhe se do të qëndrojë krah Shqipërisë gjithmonë.

VIDEO+FOTO nga stërvitja

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eod: 21/05/2021 15:12

    Ahahah 6 veta siper nje mine.e para minat nuk vendosen me rrug qe ta gjej makina.e duta me rrug vendosen IED te cilat aktivizohen me menyra te ndryshme dhe esht parim as me pak vet pran lendes plasese ose IED.totalisht gabim si po veprojn qe nga konceptimi I ushtrimit e deri te zgjidhje e detyren.nejse muhabet kembesorie skan faj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas