TIRANE- Ish-punonjës policie dyshohen se kanë nxjerrë identitetin e dëshmitarit të mbrojtur, Fatmir Vladi. Ky i fundit, është prova kryesore e prokurorisë në procesin që po bëhet tek Gjykata e Krimeve të Rënda mndaj Arben Frrokut, i dyshuar për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj. Dy ditë më parë për zbulimin e “spiunit” ka nisur një hetim në rradhët e policisë, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Gjatë ditës së djeshme Drejtoria e standarteve në Policinë e Shtetit ka nisur marrjen në pyetje të efektiveve të cilet shërbejnë në drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve.