KINË - Nga përvojat e mëparshme, Kina është vendi i çudirave dhe kësaj rradhe , shkencëtarët në Universitetin Fudan të Shangait në Kinë kanë gjetur një metodë tjetër më efikase për të patur internet.

Ata kanë ndërtuar një prototip që quhet Li-Fi. Li-Fi do të zëvendësojë atë që sot quhet Wi-Fi, mënyra e të shpërndarit internet. Por, si do të realizohet kjo gjë?

Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet një llambe të thjeshtë dhe të zakonshme duke përdorur frekuencën e dritës dhe jo radiovalët.

Shkencëtarët thanë se kompjuteri duhet të pajiset me pajisjen LED dhe në këtë mënyrë do të kemi internet më të shpejtë dhe më të lirë. Me sinjalin që llamba lëshon, mund të lidhen në të njëjtën kohë katër pajisje.

Llamba ka të përfshirë një mikroçip që prodhon sinjalin. Pritet që muajin e ardhshëm, shkencëtarët të paraqesin 10 llamba të tilla dhe setin përkatës.

Li-Fi



(v.gj/shqiptarja.com)