Zbulimi shkencor: Mos i lini
kurrë domatet në frigorifer, ja përse

Zbulimi shkencor: Mos i lini<br />kurrë domatet në frigorifer, ja përse
“Mos i lini kurrë domatet në frigorifer”, ky është rezultati më i fundit i botuar në revistën prestigjioze të Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA.
 
Sipas këtij zbulimi i fohti i frigoriferit zbeh vlerat dhe shijet e domates. Studiuesit këshillojnë që nëse nuk doni të konsumoni domate në dukje me shkëlqim por në brendësi pa shije shmangni tempretaurën nën 12 gradë celsius.
 
Ekipi i Universitetit të Floridës i udhëhequr nga profesor Harry Klee ka mbajtur disa domate në frigorifer në temperaturën 5 gradë celsius për një priudhë 1 ditore, 3 ditore dhe 7 ditore. Pas kësaj periudhe të vëzgimit ushqimet u mbajtën në 20 gradë celsius për 2 deri në 3 ditë. Shija e domateve që qëndruan në tempereaturë të ulët për 7 ditë ishte ulur me 65%.

Doktor Klee paralajmëron të shmangen domatët në stinën e dimrit dhe gjithashtu sugjeron të evitohen supermarketet që i mbajnë në temperatura të ulëta.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)