Njëzet qytete të vendit do të pajisen me një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës e pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.
Tv Klan ka zbardhur listën me 20 qytetet ku do të instalohen këto pajisje, të cilat do jenë funksionale 24 orë.
Në 5 prej qyteteve, konkretisht Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës ka nisur instalimi i kamerave inteligjente.
Përmes këtyre pajisjeve me rezolucion të lartë monitorohet situata në terren, lëvizja e çdo automjeti si dhe identifikohen targat e makinave të shpallura ‘alert’.
Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.
Qytetet e përcaktuara për të qenë pjesë e projektit “Smart City” janë përzgjedhur nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bazuar në nivelin e kriminalitetit që ato kanë.
Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë Euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lista e plotë e qyteteve që do të përfshihen nga projekti “Smart City”
Qytetet pjesë e projektit "Smart City"
Tiranë
Durrës
Kamëz
Kavajë
Krujë
Laç
Lezhë
Rrëshen
Shkodër
Elbasan
Pogradec
Korçë
Lushnje
Fier
Berat
Vlorë
Sarandë
Gjirokastër
Peshkopi
Kukës
Tv Klan
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjarjet kriminale, bashkia ‘blindon’ rrugët e Vlorës me kamera! I shërbejnë edhe policisë
8 Mars, 15:15
-
Operacioni ‘Fijet’, çmontohen 20 kamera të tjera sigurie, të instaluara në Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës! Nën hetim 8 persona (FOTOT)
19 Shkurt 2023, 13:55
-
‘Fijet’, vijon çmontimi i 'syve të krimit', hiqen 20 kamera sigurie në Shkodër, Korçë dhe Fier! Nën hetim 8 persona! Gjithsej 528 kamera të çmontuara në 1 muaj
14 Shkurt 2023, 14:10
-
Çmontohen rreth 100 kamera sigurie në Tiranë! Disa shërbenin si 'sytë e krimit'! Të tjera u hoqën nga vetë subjektet, i kishin vendosur në shkelje të ligjit
30 Janar 2023, 11:17
-
Shërbenin si 'sytë e krimit', grupet kriminale nisin vetë çmontimin e kamerave! Saimir Taullau nën hetim, vëzhgonte lëvizjet në Lushnjë
29 Janar 2023, 15:27
-
'Sytë e krimit', vijon aksioni për ç'montimin e kamerave të sigurisë! Hiqen 39 nga rrugët e Korçës dhe Pogradecit, 3 në Memaliaj dhe 1 në Burrel (VIDEO)
28 Janar 2023, 09:35
-
Ishin vendosur nga grupet kriminale për të vëzhguar lëvizjet e policisë, sekuestrohen 16 kamera sigurie në 6 lagje të Vlorës
26 Janar 2023, 18:05
-
Çmontimi i 38 kamerave spiune në 3 lagje të Shkodrës të instaluara nga ‘të fortët’, shoqërohen 5 persona
26 Janar 2023, 11:09
-
Shkodra nën vëzhgim nga krimi, çmontohen 38 kamera të tjera spiune në 3 lagje! Përdoreshin nga grupet kriminale, vëzhgonin rivalët e policinë (VIDEO)
25 Janar 2023, 14:49
-
Kamerat spiune në shërbim të grupeve kriminale, Softa: S’kishin sinjal! Pamjet transmetoheshin përmes kabllove të internetit! Policia mund t’i kthente në dobi të saj
19 Janar 2023, 14:18
-
Ka në të gjithë vendin? Pas largimit në Shkodër, policia ‘në këmbë’ për të zbuluar ‘kamerat spiune të krimit’! Rrumbullaku urdhër të gjitha drejtorive
16 Janar 2023, 15:31
-
Kush i vendosi 21 kamerat e sigurisë në shtylla për të vëzhguar policinë në Shkodër? Merren në pyetje disa pjesëtarë të fiseve Lici e Bajri
15 Janar 2023, 14:40
Qytetet me te Sigurtà e qe jetohet mire ne shqiperi Jana ato qe nuk ndodhen ne listen e kamerave...ne vend te pare Permetti!!!
PërgjigjuKjo prek lirine e individit dhe eshte komplet jashte çdo norme njerezore.N.q.s kamerat vendosen ne ruge ok por neper lagje eshte e papranueshme.
PërgjigjuAkuza ngrihet mbi policine qe bashkepunon me krimin e organizuar. Me monitorinin me kamera do behet me e lehte eliminini edhe dhunimi i njerezve duke patur informacionin nga policia monitoruse se ku eshte vendodhja ekzakte e personit. Me shume vegla ne dore krimit te organizuar per t’ju lehtesuar punen. Sidomos ne qytetet me problematiken me te madhe per bashkpunim te policise me Krimin e organizuar, kjo inisjative do krijoje me shume mundesi per korrupsion edhe shperdorim informacioni
Përgjigju