Autoritetet ukrainase kanë denoncuar zbulimin e 25 dhomave të torturës pranë qytetit të Kharkiv në lindje të Ukrainës, të çliruar së fundmi pas disa muajsh pushtimi rus.
Kreu i policisë rajonale, Volodìmir Tymoshko , raportoi në Facebook zbulimin e këtyre vendndodhjeve ku rusët dyshohet se mbanin civilë në kushte çnjerëzore.
Rajoni i Kharkivit u pushtua për muaj të tërë nga forcat ruse, derisa në fillim të shtatorit, trupat ukrainase arritën të rimarrin kontrollin. Pas tërheqjes së trupave ruse, sipas të dhënave nga policia rajonale, u raportua zbulimi i varrezave masive me trupat e rreth 920 civilëve, mes të cilëve 25 fëmijë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Moska planifikon sulm afatgjatë me dron! Shefi i grupit Wagner: I vështirë përparimi në Bakhmut








