Tre lokale të përshtatura për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit u zbuluan në Tiranë, ndërsa 2 persona u vendosën në pranga, 4 po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Një prej lokaleve ndodhej në rrugën “Aleks Çaçi” dhe ishte marrë me qira që të kthej në ambient bastesh. Në të u gjetën 2 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Në flagrancë policia arrestoi një 22-vjeçar, ndërsa shpalli në kërkim dy persona të tjerë që dyshohet se organizonin veprimtarinë e paligjshme.
Një 39-vjëçar tjetër ra në pranga pasi në lokalin me qira që administronte, në Bathore, u gjetën 1 makinetë dhe 1 celular që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati;
Ndërsa në një lokal tjetër të zbuluar në rrugën Irfan Tomini, 4 të rinjve iu gjetën celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive. Për këtë arsye po hetohen në gjendje të lirë.
“Si rezultat i kontrolleve dhe i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u goditën 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasi G. Zh., 22 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Zh., 50 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, pasi dyshohet se organizonin lojëra fati, në një ambient në rrugën “Aleks Çaçi”, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim. Në këtë ambient u gjetën 2 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasi G. S.(J.), 39 vjeç, pasi në lokalin me qira që administronte, në Bathore, u gjetën 1 makinetë dhe 1 celular që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati;
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. G., 21 vjeç, O. C., 19 vjeç, R. H., 27 vjeç dhe F. D., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet secilit celular që dyshohet se përdorej për organizimin e basteve sportive”, njofton Policia e Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente









