Zbulohen 8 vëllime me dorëshkrime të rralla të Baron Nopças për Shqipërinë në Bibliotekën Kombëtare

Zbulohen 8 vëllime me dorëshkrime të rralla të Baron Nopças për Shqipërinë në Bibliotekën Kombëtare

TIRANE- Mendohej se Baroni Franc Nopça (Franc Nopcca) një nga themeluesit e paleontologjisë dhe autor i studimeve shqiptare, kishte një sërë dorëshkrimesh të humbura dhe pjesën tjetër të ruajtur në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë në Vjenë.

Por askush nuk e ka ditur se një thesar i rrallë, prej dorëshkrimesh voluminoze, do të gjendej në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë; në vendin për të cilin ai ka jetuar dhe punuar në fillimet e shekullit të ’20-të.

Lajmin e bënë të ditur specialisti i trashëgimisë, Artan Shkreli. Pasi ka prezantuar fotografitë e të gjitha dorëshkrimeve të rralla e voluminoze, Shkreli shkruan në rrjetin social se:

“Një thesar autentik ndodhet në Bibliotekën Kombëtare: pikërisht ditarët origjinalë të Franc Baron Nooscas... bëhet fjalë për tetë vëllime të mbajtura mirë, por asnjëherë të botuara që pasqyrojnë kërkimet e tij në Shqipërinë ende Osmane. Gjeografi, etnografi, histori etj përshkrime te hollësishme që presin syrin dhe mendjen e studiuesit.
Emocion i pashoq t’i prekje me dorë ato thesare unikale!”, shkruan Artan Shkreli.

Studiuesit pohojnë se  Nopça gjatë jetës së tij ka botuar më shumë 186 tituj veprash dhe kërkimesh studimore, kryesisht nga fushat e paleontologjisë, të gjeologjisë dhe të albanologjisë, ndërsa gati një e treta, rreth 54 botime, janë për Shqipërinë. Këtyre të fundit tashmë iu shtohen edhe një seri veprash të pabotuara të tij që strehohen në formën e dorëshkrimeve në Bibliotekën Kombëtare.

Kush është Banoni Nopça

Baroni Franc Nopça, i lindur më 3 maj të vitit 1877, e që ka ndërruar jetë më  25 prill të vitit 1933, ishte një aristokrat i dhënë pas udhëtimeve dhe aventurave, por që   në formimin e tij ka qenë studiues, gjeolog, paleontolog dhe albanolog me prejardhje rumuno-hungareze.

Në rinin e tij Nopça studioi pranë Sys-it në Universitetin e Vjenës dhe në atë  kohë u shqua për studimet dhe zbulimet paleontologjie. Ai dhe motra e tij kanë zbuluar mbeturinat e kockave fosile të një dinozauri, të cilat ai ia dërguan një gjeologu dhe paleontologu vjenez. Sipas Robert Elsie, “Nopça shumë shpejt u bë vetë një studiues i famshëm në fushën e paleontologjisë. Më 21 qershor 1899, që në moshën njëzetedyvjeçare, ai mbajti ligjëratën e parë pranë Akademisë së Shkencave në Vjenë me titullin “Mbeturina të dinozaurëve në Transylvani”, e cila pato një jehonë të madhe. Nopça shquhet si themeluesi i paleofiziologjisë, para se gjithash me studimet e tij të njohura edhe jashtë Austrisë për zvarranikë fosilikë.” Po kaq e rëndësishme ishte ndihmesa e Nopçës në fushën e gjeologjisë, për shembull, mbi strukturat tektonike të malësive të Ballkanit perëndimor, ku ai mbrojti disa teori guximtare. ..

Pak vite më vonë, Baroni Nopça u bë i njohur gjithashtu si një ndër albanologët kryesorë të kohës së tij. Botimet e tij albanologjike nga vitet 1907 deri në 1932 u përqendruan kryesisht në fushat e mëposhtme: parahistoria dhe historia e lashtë, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, të përmbledhura tek Kanuni.

Librat e tij përmbajnë vëzhgime të shumta, por një pjesë e studimeve kanë mbetur në dorëshkrime dhe shumë material të pasistemuara mirë. Vetëm pasi ndërpreu udhëtimet e tij në Ballkan, Nopça u ul të sistemonte dhe shkruante  vepra më monumentale shkencore si: “Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut,”, 1925), monografinë e jashtëzakonshme  “Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut”

Robert Elsie ka shkruar se “Me vdekjen e parakohshme të Nopçës, shumë vepra të rëndësishme të tij ngelën të pabotuara. Trashëgimia shkencore nga fusha e paleontologjisë iu dhurua Muzeut Britanik në Londër, kurse pjesa albanologjike iu dha kolegut e tij, albanologut të njohur Profesor Norbert Jokl (1877-1942) në Vjenë. Në një letër me datën 24 prill 1933, d.m.th. në ditën e vdekjes, Nopça ia dha Joklit një listë dorëshkrimesh me kërkesë që ky i fundit të marrë kontakt me Paul Graf Teleki në Budapest për të gjetur fonde për botimin e veprave të mbetura. Por fonde nuk u gjetën dhe, pikërisht për këtë arsye, këto veprat e rëndësishme ngelën të pabotuara. Që prej vrasjes së Joklit në maj 1942, trashëgimia albanologjike e Nopçës ruhet në Koleksionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë”

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 02/11/2019 10:10

    Artikull shumë i bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja