Zbulohen arsyet e vërteta që 
sollën divorcin e Sonit dhe Mirkos

Zbulohen arsyet e vërteta që <br />sollën divorcin e Sonit dhe Mirkos
Lajmi që Soni Malaj i ka dhënë fund martesës me balerinin italian, Mirko Luccareli, dy vjet pas celebrimit të tyre në Tiranë, ka pushtuar mediat online ditët e fundit. Edhe pse ende nuk dihen arsyet e vërteta të këtij vendimi, ajo më kryesorja që është diskutuar më së shumti ka qenë distanca.

Çifti i një vajzë tre vjeç e gjysmë, Anna, kishin kohë që jetonin në vende të ndryshme dhe, me sa duket, nuk arritën ta gjejnë vendin e përbashkët për të vazhduar martesën e tyre. 

Lajmi se Soni dhe Mirko janë në proces divorci, fillimisht u publikua në numrin e fundit të revistës “Story”, ku jepen edhe arsyet pse çifti i artistëve, ndër më të komentuarit në botën e showbiz-it kohët e fundit, kanë rënë dakord ta vazhdojnë jetën e tyre të ndarë.

Në të tjera detaje të afërm të çiftit shpeshherë kanë folur për mosmarrëveshje të vazhdueshme mes Sonit dhe Mirkos, që sipas tyre kishin konflikte, të cilat po çonin drejt prishjes së martesës.

Sipas burimeve shumë të afërta me gazetën, Mirko nuk ishte dakord për shumë dëshira të Sonit në lidhje me punën e saj. Problemi kryesor ishte që Soni, e cila prej vitesh vijon të jetë ndër këngëtaret më të mira dhe më të suksesshme në tregun muzikor, donte me çdo kusht të ndiqte karrierën muzikore në Shqipëri, ndërsa Mirko këmbëngulte që ajo të vendosej në Romë (Itali), aty ku edhe kishin shtëpinë.

Kjo çështje i bëri që ta jetonin disa kohë martesën e tyre në distancë dhe të mos binin kurrë dakord me njëri-tjetrit. Aktualisht, Soni jeton në Tiranë së bashku me vajzën e saj, por ende nuk dihet se me cilin nga prindërit do të jetojë Anna.

Askush prej të dyve nuk ka reaguar publikisht pas xhiros që lajmi bëri në të gjithat mediat, por Soni duket se e ka konfirmuar lajmin me mënyrën e saj – duke shpërndarë në Facebook lajmin e ndarjes. /revistaclass/



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi