Policia e Vlorës, ka arritur të zbulojë dhe asgjësojë me anë të djegies, në total 1269 rrënjë kanabis sativa, e cila u gjend e kultivuar në disa komuna të Vlorës.
Nga ana tjetër, efektivët blu të Tepelenës, zbuluan dhe asgjësuan 100 rrënjën kanabis. Në të dyja aksionet e oficervë të policisë, po punohet për zbulimin dhe kapjen e kultivuesve.
Vlorë, policia asgjëson 1269 rrënjë kanabis sativa
Policia e Vlorës, ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 1269 rrënjë kanabis sativa, e cila u gjet e kultivuar në 4 fshatra të ndryshëm.
Kështu në fshatin Drashovicë të komunes Kotë dhe pikërisht në vendin e quajtur ‘Përroi’ në një zonë me bimësi të egër u zbuluan dhe asgjësuan 153 rrënjë bimë narkotike me lartësi deri në 1.9 metra. Lënda narkotike ishte kultivuar në 3 parcela të ndryshme në tokë në pronësi publike.
Po në komunën Kote por këtë herë në fshatin Vajzë dhe pikërisht në vendin e quajtur ‘Përroi i Vajzës’ u zbuluan 80 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Lënda narkotike me lartësi deri në 3 metra ishte kultivuar 2 parcela në tokë në pronesi publike.
Po ashtu në fshatin Velçe të komunës Brataj dhe pikërisht në vendin e quajtur ‘Kodra e Kaçanajve’ u zbuluan 436 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike me lartësi deri në 1.7 metra ishte kultivuar në 7 parcela në tokë në pronësi publike.
Ndërsa në fshatin Penkovë të komunës Vllahinë dhe pikërisht në anën jug-perëndimore të tij u zbuluan 600 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike me lartësi deri ne 2 metra ishte kultivuar në tokë në pronësi publike.
Në të gjitha rastet e mësipërme, efektivët blu po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve, ndërsa materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.
Tepelenë, asgjësohen 100 rrënjë kanabis sativa
Policia e Tepelenës, ka bërë të mundur ditën e sotme zbulimin dhe asgjësimin e 100 rrënjëve kanabis sativa, në fshtin Lab Martalloz.
Sipas policisë, lënda narkotike, ishte e mbjellë në dy parcela, ndërsa bimët kishin një gjatësi rreth 2 metra. Asgjësimi i bimëve narkotike është bërë përmes djegies. Ndërkaq sipas forcave blu, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)