Operacioni policor është bërë gjatë orëve të natës, duke u gdhirë dita e djeshme ndërsa në pranga janë vënë 8 persona, 5 prej të cilëve në vendin tonë dhe 3 në Prishtinë. Ndërkaq policisë i ka shpëtuar Gëzim Çela i njohur edhe si “baroni i drogës”. Në laboratorin e drogës në Fushë Kuqe policia ka sekuestruar edhe 850 litra pёrzierёs droge, aceton. Në këtë banesë janë bllokuar dhe 9 armё zjarri nga tё cilat 3 snajper me dylbi, 3 kallashnikovë, 1 çifte shut-gun dhe 6 pistoleta, si dhe njё sasi fishekësh dhe granata. Është bllokuar edhe një makinë BMW e blinduar, dhe 143.000 euro..
Falё operacionit tё strukturave tё Krimit tё Organizuar dhe Krimeve tё Rёnda nё Policinё e Shtetit, nё Shqipёri ёshtё bёrё i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainё, 22 kg e 323 gram heroinё dhe 207 kg e 360 gram marijuanё, 22 bidona pёrzierёs, 143 mijё euro, njё mjet i blinduar, si dhe 14 armё zjarri e municione luftarake.
Po ashtu janё arrestuar nё flagrancё shtetasit:
Kujtim Xhemal Çelaj, vjeç 44, banues nё Fushё Kuqe Kurbin
Reald Shpёtim Hysolli, vjeç 25, Tiranё
si dhe ёshtё shpallur nё kërkim shtetasi Gёzim Xhemal Çelaj, vjeç 46, banues nё Fushё Kuqe.
Ndёrkohё nё Kosovё ёshtё sekuestruar njё sasi prej rreth 50 kg droga tё forta, njё laborator pёr përpunimin e prodhimin e lёndёs narkotike dhe janё arrestuar 3 shtetas.
(Në foto: Forcat e policisë që kanë rrethuar zonën, në rreth banesa ku u gjet droga)
Operacioni i Policise
Aksioni i policisë ka nisur në Prishtinë, nga ku agjentët e policisë shqiptare e kanë ndjekur Reald Hysolli i cili po udhëtonte me një makinë “Benz”, ku në gomën e parë të mjeti kishte vendosur 7 kilogramë kokainë. Edhe pse ata ishin në dijeni të trafikut, nuk e kanë ndaluar mjetin në Kosovë.
Por sapo ka hyrë në tokën e Shqipërisë në doganë e Morinit në Kukës, oficerët e policisë e kanë ndaluar mjetin, duke gjetur drogën dhe kanë vënë në pranga transportuesin e drogës. Në të njëjtën kohë, prangat kanë rënë edhe mbi 6 persona të tjerë, tre prej të cilëve në Tiranë dhe tre të tjerë janë prangosur në Prishtinë. Të arrestuarit janë, Kujtim Çela, vëllai i të kërkuarit Gëzim Çela, Valentina Tufina, kimistja e drogës dhe Gëzim Preka, pritësi i kokainës. Ndërkaq që është shoqëruar edhe babai i Gëzim Çelës, Xhemali Çela.
Sekuestrimet ne "vilen laborator"
Nё vilën 3 katёshe nё Fushё Kuqe, nё pronësi tё shtetasve Gёzim Çela dhe Kujtim Çela, u u bё i mundur:
- sekuestrimi i njё sasie rreth 22 kg e 323 gram lёndё narkotike e dyshuar heroinё,
- rreth 207 kg e 360 gr marijuanё,
- 22 bidonё me nga 25 litёr aceton secili, lёndё qё shërben si pёrzierёs i lёndёs narkotike.
- 6 pistoleta tё markave tё ndryshme,
- 3 snajper
- 3 automatikё
- 1 pushkё
- 1 shotgan
- 929 fishekё, 5 krёhra fishёkёsh automatiku, 2 granata, 2 kapsolla, fitil zjarrpёrcjellёs
- 2.8 gram kokainё.
- pajisje qё shёrbejnё pёr paketimin e lёndёs narkotike si presё, shtypëse tё lёndёs, pajisje pёr heqjen e vakumit gjatё paketimit etj.
Po ashtu nё kёtё banesё janё gjetur e sekuestruar dhe 143.000 euro.
Nga strukturat e policisё u bllokua gjithashtu dhe njё mjet tip BMV i blinduar.
Nga strukturat e Policisё sё Shtetit këtyre shtetasve u janё sekuestruar gjithashtu 25 telefona celularё.
(Në foto:Droga e kapur nga policia në banesën e Gëzim Çelës)
Droge e arme ne laborator
Pas arrestimit të korrierit në Morinë, operacioni i Policisё sё Shtetit ka vijuar me ushtrimin e kontrolleve në banesën e Gëzim Çelës në Fushë Kuqe, një vilë 3 katёshe e kthyer në një laborator droge. Gjatë këtij aksioni është bërë sekuestrimi i njё sasie rreth 18 kg e dyshuar heroinё, rreth 100 kg marijuanё, 20 bidonё me njё sasi prej rreth 850 litra lёndё, qё shërben si pёrzierёs i lёndёs narkotike. Gjithashtu janë bllokuar edhe pajisje qё shёrbejnё pёr paketimin e lёndёs narkotike si presё, shtypëse tё lёndёs, pajisje pёr heqjen e vakumit gjatё paketimit etj.
Po ashtu nё kёtё banesё janё gjetur e sekuestruar 9 armё zjarri nga tё cilat 3 snajper, kallashnikovë, pistoleta dhe shut-gun. Gjithashtu janë gjetur edhe njё sasi fishekësh dhe granata. Operacioni blitz ka përfshirë Antidrogën e Tiranës, Antikrimin e Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe forcat speciale RENEA, ndërsa në terren ka dalë vetë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga.
(Në foto:Armët e kapura nga policia në banesën e Gëzim Çelës)
“Fabrikë droge” në Prishtinë, 3 në pranga
Një laborator droge dhe 50 kilogramë lëndë narkotike kokainë dhe heroinë janë sekuestruar gjatë operacionit edhe në Prishtinë, Kosovë. Burime nga Policia e Shtetit në Tiranë kanë bërë të ditur se, aksioni është bërë njëkohësisht nnë të dy vendet, Shqipëri- nKosovë, ndërsa është bashkëpunuar edhe gjatë hetimeve. Në Prishtinë janë vënë në pranga edhe tre persona të tjerë, për të cilët nuk janë dhënë emrat dhe detaje të tjera. Gjithashtu gjatë arrestimeve të tyre, policia ka gjetur dhe disa armë, por nuk kanë bërë të ditur llojet e ntyre. Burime nga policia thanë se, të dhënat në
lidhje me hetimet dhe operacionin antidrogë kanë kaluar nga përfaqësuesi i policisë shqiptare në Ambasadën shqiptare në Prishtinë.
Me BMW të blinduar e shenja të policisë
Gjatë aksionit të policisë, është bllokuar gjithashtu dhe nje mjet tip BMW e blinduar. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, kjo makinë ishte sjellë nga jashtë dhe ende kishte targat gjermane. Burime nga policia thanë se, me këtë makinë dyshohet se lëvizte Gëzim Çela. Kanë nisur hetimet për të zbardhur edhe se si kjo makinë ka mbërritur në Fushë Kuqe. Ndërkaq, të arrestuarit kur lëviznin me makinat e tyre mbanin edhe shenja të Policisë së Shtetit. Këto sinjale të policisë janë gjetur në makinën e Reald Hysollit, në momentin kur është vënë në pranga në doganën e Morinit në Kukës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)