“E jashtëzakonshme, zbulohet koleksioni 4.500-vjeçar i kukullave më të vjetra në botë”. Ky është titulli me të cilin gazeta siberiane Times ka publikuar zbulimet e rralla prehistorike në zonën e Kaukazit.
Bëhet fjalë për një kukull 5 centimetra të gjatë dhe një kafshë mitike që ishin varrosur së bashku me një fëmijë që nga Epoka e Bronzit. Koka e kafshës lodër është bërë nga materiali i brirëve të familjes së drerëve.
Lodrat prehistorike kanë dalë në dritë gjatë gërmimeve që u bënë në varrin e Itkol II në Republikën e Kaukazit, në jug të Siberisë. Kukulla është e punuar me shumë kujdes, tiparet e fytyrës janë gdhendur në një material guri të butë, ka pohuar arkeologu Andrey Polyakov, i Institutit të Historisë dhe Kulturës Materiale në Shën Petersburg.
Për sa i përket kukullës kafshë ekspertët nuk janë ende të sigurt se çfarë përfaqëson, ndoshta bëhet fjalë për një kafshë mitike.
Në të dyja rastet trupat e lodrave janë bërë nga materiale organike dhe nuk janë ruajtur të plota. Gjetjet janë bërë në një varr të përbashkët fëmijësh dhe nuk mendohet të jetë një varrim elitar, sipas arkeologut Polyakov.
[gallery]25229[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO