Zbulohen mallra kontrabandë me vlerë 20 mijë euro në pikën kufitare Kosovë-Serbi

Zbulohen mallra kontrabandë me vlerë 20 mijë euro në pikën kufitare Kosovë-Serbi

Mallrat e kontrabanduara

Policia e Kosovës tha se në dy raste të ndara më 11 shtator ka zbuluar mallra kontrabandë në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur në pikën kufitare Serbi-Kosovë, përkatësisht në zonën e Kamenicës është ndaluar një automjet me targa të Kosovës, i cili “është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Kosovë”.

Gjatë kontrollit të automjetit të R.M, shtetas i Kosovës, janë zbuluar mallra që dyshohet të jenë kontrabandë.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Stublinë-Dobërqan të Gjilanit, ku Policia ka tentuar që të ndalojë një automjet me targa serbe, të cilin po e ngiste, F.M, shtetas i Serbisë.

“Në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga”, u tha në njoftim.

Policia tha se në këtë makinë gjeti pajisje të ndryshme kontrabandë, “ku vlera e përafërt arrin shifrën rreth 20.000 euro”.

Edhe në të kaluarën, autoritetet e rendit kanë zbuluar mallra kontrabandë në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu ata kishin thënë se kanë mbyllur disa rrugë alternative në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, që besohet se janë përdorur për të kaluar mallra kontrabandë./REL

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Itali, klubi i Serie A blen Alen Sherrin! 500 mijë euro për Egnatian

E konfirmojnë në Itali, klubi i Serie A blen Alen Sherrin! 500 mijë euro për Egnatian