GJIROKASTER - Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë një kontrolli të ushtruar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ka zbuluar e konstatuar mallra kontrabandë me një vlerë të përgjithshme, 10 000$.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Drejtoria e Doganave përmes një njoftimi për shtyp, ku theksohet se mallrat e zbuluar kontrabandë, janë si më poshtë :
- Pantallona xhins për të rritur në sasinë 1068 copë;
- Filtra cigaresh 5.340 kg;
- Brava për dyer të jashtme 64 copë;
- Letra cigaresh 18.240 kg;
Gjithashtu gjatë këtij operacioni u zbuluan dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 74 pulte komandimi, të cilat përdoren për kopjimin e frekuencave dixhitale, ose edhe bllokimin e tyre. Sipas njoftimit në fjalë, këto pajisje gjithashtu përdoren edhe për vjedhjen e makinave të llojit të fundit.
Ndërkohë hetuesit doganorë pas bllokimit dhe sekuestrimit të mallravë të mësipërm kanë përgatitur materialet për referim Prokurorisë së Gjirokastrës.
/Shqiptarja.com