Zbulohen termat e marrëveshjes
Huaja e FMN do paguhet në 13 vjet
Marrëveshja e kreditimit, që është arritur midis qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, përmban një afat të pagesës për një periudhë 13-vjeçare.
TIRANE - Marrëveshja e kreditimit, që është arritur midis qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, përmban një afat të pagesës për një periudhë 13-vjeçare. Ky është një ndër termat e përcaktuar në “kontratën” dypalëshe, ku, veç të tjerash, shteti shqiptar është angazhuar për të paguar një interes shumë të ulët, por me dy tarifa të ndryshme. Kështu, 200 milionë eurot e para, nga huaja prej 330.9 milionësh në total, do të paguhen me një interes 1.13 për qind, ndërkohë që shifra mbi këtë nivel do të ketë një interes gati të trifishuar: 3.13 për qind. Megjithatë, këto janë shifra shumë të ulta, krahasuar me interesat e kredisë tregtare të marrë nga qeveria Berisha për shpenzimet e bëra në rrugën e kombit, në masën mbi 13 për qind. Në total, do të paguhen si interes 2.26 milionë euro për transhin e parë dhe 4 milionë për transhin e dytë, pra pak më shumë se 6 milionë euro.
Pagesa e interesave do të nisë vetëm pasi të kalojnë katër vitet e para, duke qenë se kjo konsiderohet në marrëveshje nga të dy palët si periudhë “grace”, ku do të paguhen vetëm këstet e principalit të huasë.
Fondi Monetar është angazhuar të kryejë pagesën në nëntë këste, në një periudhë prej 36 muajsh. Kjo ndarje duket se mundëson edhe një monitorim të “detyrave të shtëpisë”, që FMN i ka përcaktuar si kushte qeverisë shqiptare, që janë bërë tashmë të njohur dhe kanë të bëjnë me një paketë masash fiskale, që kanë hyrë në fuqi dhe një paketë “rezervë”, që do të adoptohet në rast se realizimi i zërave buxhetorë nuk do të jetë në lartësinë e duhur.
“Të firmosësh një kredi, duhet të plotësosh disa kushte dhe ne kishim 20 parakushte, që i plotësuam dhe ky mund të konsiderohet si sukses”, tha kreu i Financave Cani pak ditë më parë në Këshillin Konsultativ të Financave.
Ai tha nuk është imponuar plotësimi i kushteve (raportet e FMN-së shprehin rekomandime), megjithatë Fondi është përqendruar në monitorimin e situatës në dy drejtime, që paraqesin risk: pensionet dhe energjetika. Siç ka pranuar edhe qeveria, skema aktuale e pensioneve nuk funksionon më dhe duhet reformuar, ndërkohë që situata në sektorin energjetik, me borxhe të ndërsjella, kërkon rregullim urgjent.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18