Protesta e PD ditën e sotme para Kryeministrisë në Ditën e Rinisë, ku janë mbledhur një numër i vogël militantësh, për juristin Kreshnik Spahiu, tregon qartë se kjo parti s'ka mbështetje më nga populli.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’, Spahiu tha se më shumë protestues mblidhen në protesta që bëjnë organizatat, sesa në ato që organizohen nga Sali Berisha.
‘Protestat bëhen ose për çështje ekonomike që s’kanë motive politike ose ato organziohen politikisht. Kur ka qëllim, marrjen e pushteti ajo kërkohet me numra që të rrëzosh qeverinë, pra duhet që të tregosh që ke një mbështetje të madhe. A ka popull të mjaftueshëm ai që të rrëzojë qeverinë që të ketë zgjedhje të parakohshme për Krishtlindje?
Një pjesë e publikut mendon se edhe sikur të ketë zgjedhje të reja s’do të kemi një ekip të ri drejtues, pjesa tjetër thotë nuk të vijë në protestë që të protestojë sepse s’dua që t’i të vish në protestë. Kur bëhet një protestë nga një organizate, protesta të taksistëve, protestat që u bënë për Palestinën janë më të larta se këta që janë para Kryeministrisë, edhe qytetarët që mblidhen tek kioskat e qofteve të vitit të ri në sheshin Skënderbej janë më shumë’, tha ai.
Për Spahiun, kjo pjesëmarrje e ulët në protestën e PD tregon se populli nuk i përgjigjet më kësaj force politike. Ai theksoi se PD e ka humbur misionin e saj politik.
‘Atëherë do të thotë se ky popull nuk i përgjigjet kësaj force politike. Kjo parti e ka humbur misionin e saj. PD nxjerr më pak protestues se partitë e reja dhe më pak se Basha që është njeriu më i kritikuar’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Berisha po përdoret nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, Rama e përdor Berishën si një ‘zjarrfikës’ politik për të shuar frymën e revoltës.
'Ajo parti u bë nga ish-të burgosur dhe nga qytetarë dhe sot ajo ka mbetur parti njerzish mediokër dhe provincial dhe të thyer në moshë. Shpeshë herë ndjejë në një farë mënyre se kjo është metoda që i shërben më shumë pushtetit. Shpesh herë shoh që fryma e zjarrit të protestave dhe e njerzve që duan që të protestojnë shuhet nga Rama duke përdorur zjarrfikësin Berisha. Kush është nga deputet e PD që ka bërë burg polititikë dhe ka qenë student i lëvizjes së dhjetorit asnjë, i shoh me skepticizëm', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, e cilësoi Sali Berishën si komunistin e fundit në planet që ka 50 vite pa u larguar nga politika.
Spahiu tha se lider të tjerë janë larguar edhe me dorëheqje, ndërsa Berisha qëndron ende në krye të PD.
‘8 dhjetori tregoi se antikomunistët ose kishin mision për të shkatërruar të ardhmen e pluralizmit në Shqipëri ose ishin të paaftë. Sot kemi disa protagonistë politikë që kanë qëndruar më gjatë se Raqmiz Alia. Ai u largua me dorëheqje dhe sot Berisha ka 50 vite është komuniti i fundit në të gjithë planetin dhe qëndron ende në politikë. Në një farë mënyre kjo protestë me 200 vetë sot tregon se ku ishte rinia e asaj kohe dhe ku ëhstë ajo e sotmja', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se nga studentët e lëvizjes së 8 dhjetorit, sot asnjë nuk është më deputet i PD. Ai theksoi se të gjithë studentët e dhjetorit janë jashtë ata partie.
‘Sot është një ditë me rëndësi, sepse Shqipëria doli nga regjimi komunist i 8 dhjetori është një faqe e re në historinë e Shqipërisë. Unë kam qenë pjesë e organizmit të 8 dhjetorit dhe në vijim, ajo që ndjej me trishtim është se 8 dhjetori e ka humbur shkëlqimin e tij. Mjafton që të shohësh partinë që ka lindur nga ajo lëvizje sot asnjë s’është deputet i opozitës dhe nuk është anëtar i kësaj partie. Të gjithë studentët e dhjetorit janë jashtë ata partie, disa janë larguar me dëshirë dhe të tjerë janë përjashtuar. Lëvizja e dhjetorit ose u morë peng ose u keqpërdor, po ata mijëra student që janë larguar nga vendimmarrja politike tregon se s’ka më zi se komunitët që shtiren si antikomunist', tha ai.
Komente









