Në shpresën cinike për të shpallur më në fund një masakër të shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri, plaku i çmendur SB është përpjekur të shpikë atë masakër që për fat deri tani nuk ka ndodhur. Kështu gjatë një interviste makabre bërë me 4 prill me “zëdhënësja” e tij në televizionin e një prej oligarkëve të tij të preferuar, doktor Mortja tha se nuk është e vërtetë se në Shqipëri ishin deri atëherë 21 të vdekur, siç bënte të ditur Ministria e Shëndetësisë (sot janë 23), “por të paktën 10-15 herë më shumë”. Domethënë sipas Berishës të vdekurit nga koronavirusi duhet të ishin mes 200-300 vetëve!!!

''Zëdhënësja'' intervistuese natyrisht pohonte me kokë, sepse siç përsërit kur ka përballë plakun e çmendur, “dihet doktor që ju jeni gjithmonë i mirëdokumentuar”. Në fakt!  Ndryshe nga intervistuesja servile e Berishës, në verifikuam pranë agjencisë funerale të Tiranës se sa janë të vdekurit në kryeqytet në mars të 2020 për të krahasuar të dhënat me një vit më parë. Sepse, e marrim të mirëqenë se qeveria ka aftësinë dhe guximin të fshehë të vdekurit, por me siguri nuk do ta pranonin të bënin të njëjtën gjë familjet, të afërmit e atyre të vdekurve që do të duhej t’i varrosnin. Çfarë zbuluam?

Në mars të vitit 2019 të vdekurit për shkaqe të ndryshme në Tiranë ishin 300, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2020 janë 308. Mes janarit dhe marsit 2019 të vdekurit për shkaqe të ndryshme në Tiranë janë 972 dhe në të njëjtën periudhë të vitit 2020 janë 976. E njëjta tendencë konfirmohet edhe në muajin prill 2020 dhe nga 1 prilli deri sot në Tiranë kanë vdekur 80 persona për shkaqe të ndryshme, si në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Atëherë ku është shtimi i të vdekurve i zbuluar nga SB në delirin e tij terrorist? Eshtë akoma e drejtë që mediat t’i japin hapsirë një të çmenduri që ëndërron fundin më tragjik për vendin e tij me të vetmin qëllim se ëndërron të risjellë në pushtet familjen e tij?