Zbulohet çifti Matilda dhe Fatjoni
vihet në rrezik loja në shtëpinë e “BB7”
 

Zbulohet çifti Matilda dhe Fatjoni<br />vihet në rrezik loja në shtëpinë e “BB7”<br /> 
Loja e çiftit të martuar real brenda shtëpisë së “Big Brother 7” Fatjonit dhe Matildës, po vihen në rrezik nga dyshimet e shumë banorëve në shtëpi.

Kjo ka ardhur si pasojë e xhelozive të ashpëra kundrejt njëri-tjetrit.

Fundjava ka qenë e mbushur me debate pas lojës që po bën Eraldi me dy vajzat brenda “BB”-së Violetën dhe Esidën, një lojë që tashmë për shumicëne banorëve është e “pisët”.

Por, ajo çka është vënë në fokus gjatë dy ditëve kanë qenë edhe dyshimet e banorëve për çiftin real brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës që ka bërë Jona me Violën, në lidhje me çiftin që mund të njihen jashtë, ajo i tregon Jonës se dyshon për atë dhe Arditin, ose për Mikelën dhe Meridianin.

Por, në momentin kur vajzat shikojnë Matildën dhe Fatjonin që lahen në dush, Violeta thotë që çifti mund të jenë ata dhe e pyet Jonën, nëse e ka menduar ndonjëherë këtë.

Viola thotë që Matilda është shumë tip i heshtur, e urtë dhe sipas saj në përgjithësi personat që nuk flasin fshehin një sekret.

Esterina shprehet se dyshon tek të gjithë, por përmend faktin që Fatjoni dhe Matilda u puthën pa problem.

Violeta mendon për lojën e çiftit të vërtetë në shtëpi dhe thotë që ata e kanë shumë të vështirë mënyrën sesi do të sillen.

Ndërkohë, grupi Esida, Eraldi dhe Meridiani bëjnë thashetheme pikërisht për çiftin Matilda dhe Fatjon.

Meridiani përmend përsëri faktin e tatuazhit me shkronjë “F” që Matilda ka në shpatull.

Esida hedh idenë se mbase janë një çift i martuar në shtëpi, por thotë që Matilda i ka thënë që i fejuari jeton këtu.

Ndërkohë që e gjithë shtëpia mbulohet me dyshimet e banorëve për çiftin Matilda dhe Fatjoni, ata shkojnë në dhomën e gjumit që të rrinë në intimitet.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara