Zbulohet detaj i ri mbi rrëmbimin e Bleona Matës/ Nëna: Banorët dëgjuan të qarat dhe panë dy persona, që e tërhoqën zvarrë

Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV rikthen për të disatën herë edhe këtë të premte, historinë e zhdukjes së Bleona Matës. E ftuar në studio nëna Bukurie Veizi, zbulon një fakt të rëndësishëm, atë se vajza është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr zvarrë në rrugë. Sipas dëshmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë me ngjyrë të zezë dhe një tjetër tip Fuoristradë e ka ndjekur nga pas. Fshehja e këtij detaji nga banorët, kur policia mbërriti në vendngjarje, mban peng një tjetër të vërtetë të asaj dite. Ata u tërhoqën nga kjo dëshmi, duke dhënë para uniformave blu një tjetër variant, se vajza që qante nuk ishte Bleona, por një tjetër fëmijë i fshatit Zapod.

‘Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zvarrë rrugës. E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë, ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ‘C’po bëni?- dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjithë e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi policia e fshehën menjëherë, nga frika se do t’i merrnin në pyetje. Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin krimin në atë moment. Kur erdhi policia e mbyllën çeshtjen se kishin frikë. E kanë parë shumë mirë Begzim Isën ( i akuzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht në rrëmbinin e vajzës). Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. ‘E pashë, -tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën’.

Po banorët e zonës e dalluan Begzim Isën ?

‘Banorët e kanë parë Begzimin kur ka shku përpjetë por pastaj kur është marrë vajza zvarrë ka qenë dhe një tjetër person. Me ne ata reaguan menjehërë, por kur erdhi policia jo. Ishte një burrë me flokë të gjata, tërhiqte vajzën zvarrë, na thanë. Vajza qante, kërkonte nënën. Kur erdhi policia i shuan këto gjëra, nga frika. E din gjithë zona, e din gjithë fshati Zapod, se kush e ka marr Bleonën dhe nuk e di pse e mbanjnë kaq fshehtë’.

Nëna në studio hedh poshtë pistën se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur atë ditë Bleonës.

‘Absolutisht nuk më shkon mendja. Si ka mundësi t’i ketë ndodhur largqoftë një gjë e keqe, qoftë e ujkut, apo e arushës, siç thoshte policia. Nuk ka asnjë shenjë’.

Askush nga fshati nuk reagoi, në momentin që panë vajzën të tërhiqej zvarrë ?

‘Ata thanë që ishte një burrë dy metra i gjatë, me flokë të gjatë. Ata kanë dalë, kanë parë duke bërë sehir se cfarë po ndodh. Për moemntin ka parë dy makina njëra me targa Vlore dhe tjetra me xhama të zinj. Sipas tyre makinat janë larguar me shpejtësi marramendësi. Fillimisht e kanë parë bregut të malit duke u tërhequr zvarrë, pastaj kur janë parë makinat ka mbaruar muhabeti. Kur erdhi policia, banorët e mohuan këtë  duke thënë se mund të ketë qenë një prind duke rrahur fëmijën e vet. Nga momenti në moment ata e fshehën. Dhe vajzat nuk treguan kurrë. Aty vlon diçka, se vajzën nuk e përpiu toka. Këtu është një plan i përgatitur, fëmijën e kanë dhënë me dorë. Por për cfarë e kanë dhënë, vetëm 5 vajzat dhe Zoti e di’.

Sot dosja për Bleona Matën në prokurori është pezulluar, ndërsa nëna e vajzës nuk ka ende në dorë qoftë një kopjo të saj.

I jeni drejtuar ndonjëherë prokurorisë për të marrë dosjen e Bleona Matës ?

‘I jam drejtuar disa herë, por më kanë thënë se dosjen e kemi ne dhe nuk ka për cfarë të duhet kopjo e dosjes tënde, qoftë në Kukës, qoftë në Tiranë. Dhe unë nuk e kuptoj dot qoftë një kopje të dosjes,pse nuk e kam. Mua më takon si nënë që të di informacionin e flaktë të Bleona Matës. Unë dua të dij deri ku kemi arritur me ceshtjen e Bleonës. Nuk më kanë dhënë as kopjen e dosjes, as në Kukës as në Tiranë. Ceshtja ime është vetëm Strasburgu të ma zgjidhi, për Shqipërinë nuk kam më besim’.

Që në nisje të emisionit investigativ ‘Pa Gjurmë’, nga viti 2018 e deri më sot historia e Bleona Matës që u zhduk, teksa kulloste bagëtinë në mal, sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime.

Emisioni i plotë

O.D./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Covid-19, a e përballojmë dot një mbyllje të dytë?

Komento

Komente

  • Iris: 26/09/2020 02:09

    Ne rradhe te pare duhet qe kjo zonja ta dije qe ne asnje vend te botes nuk I jepen familjeve dosjet aktive,ose <<te fjetura>>,ne ndonje rast eksperte te tjere ,mund t'i japin familjes nje opinion te dyte,gjithashtu dhe gazetaret mund te lejohen t'i <<hedhin nje sy te teres ose pjeseve te dosjes>>,por kjo varet nga rregullat e ligjet ne fuqi.Megjithate kam nje pyetje:A u eshte bere presion, kerrcenim apo ofruar para bashkfshatareve ne vitet e mevonshme pas ngjarjes?A jane bere hetime per kete?

    Përgjigju
  • Alfons: 26/09/2020 00:21

    Me vjen keq per dhimbjen e nje nene (nese eshte e sinqerte),por ti nuk me dukesh taman nene,dhe ka shume mundesi qe e ke vrare vete femijen tend,ndoshta oer inat te burrit ,ose dashnorit etj,dhe qe te jem korrekt krimet me mizore ne shqiperini kane bere grate (te pakten per vrasje femijesh ,prerje koke hedhje neper puse etj).

    Përgjigju
  • Artur: 25/09/2020 17:03

    Po banoret tani u kujtuan qe kane degjuar te qara dhe pane dy persona ?????

    Përgjigju
    • Perla: 25/09/2020 17:15

      Te isha ne vendin tend ato hallat e veta qe e dijne shume mire peng i kisha marr e tortur cdo dit deri sa te tregonin.se as policia as shteti asgje skan zbardh.

  • Arbëri: 25/09/2020 16:26

    E po mirë, ju është ky Begzim Isa tani ...???

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Elita e artit shqiptar shpreh ngushëllimet për shuarjen e Avni Mulës