Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd

Mesditën e kësaj të hëne emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv hyri brënda qelisë së burgut, ku prej 8 vitesh vuan dënimin Artur Çollaku. Në një lidhje direkte, 37-vjeçari nga Librazhdi rrëfeu historinë e dhimbshme të jetës së tij. I izoluar në një burg në Shkup, Arturi kërkon të gjejë rrënjët biologjike.

Prej shumë vitesh jam në burg dhe shumë gjera kanë ndryshuar brënda meje. Unë jam rritur në një familje, që ma fshehën të vërtetën. Nëna dhe babai asnjëherë nuk ma pohuan se isha një fëmijë i birësuar. Kërkova të lidhesha me ju, pasi kam nevojë të gjej nënën dhe motrën time.

Ajo çka e bën edhe më të pabesueshme këtë histori është ironia e fatit e cila e takoi me të motrën binjake Mimoza Brenga pas shumë vitesh. Një moment i pabesueshëm edhe për vetë Arturin, i cili në të tilla rrethana i kërkoi të motrës, Mimozës të bënin analizat e ADN-së. Kjo e fundit vërtetoi lidhjen e gjakut mes tyre. Mimoza kishte patur të njëjtin fat si vëllai, pasi të dy ishin lënë në jetimore. Binjakët pak kohë kishin qëndruar në institucion bashkë, vajza ishte biresuar e para në Lushnje, ndërsa më pas Arturi në moshën 1-vjeçare në Librazhd.

Jam shokuar kur kam mësuar që kam një motër binjake. Ajo erdhi e para dhe më gjeti në Librazhd. Nga motra kam mësuar pse nëna na kishte lënë në jetimore. Babai e ka dhunuar dhe në fund e ka braktisur. Ndërsa si ka vazhduar jeta e nënës, nuk kam asnjë informacion.

Fatkeqësisht, djali pasi u arrestua dhe u dënua me 9 vite heqje lirie humbi kontaktet edhe me motrën. Nga studio e programit, ai përcolli një mesazh edhe për Mimozën.

Sapo u futa në burg, humba kontaktet edhe me motrën. Ndoshta ajo më kërkon dhe nuk e di që jam i izoluar. Të lutem Mimoza nëse më shikon, vëllai është mirë dhe për një vit do jem i lire. Kërkoj motrën dhe nënën time, do zoti më dëgjojnë sot.

Burgosja dhe ndarja me familjen birësuese e bën edhe më të vështirë jetën e Arturit. Prej 8 vitesh askush nuk e ka vizituar në qeli dhe malli e ka marrë edhe për nënën birësuese.

Dëshira më e madhe është, që sapo të dal nga burgu të jetoj me dy nënat e mija. Kaq dua…( qan)’-  u shpreh në fund të intervistës Artur Collaku.

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë