Pas 11 viteve Ilda Bejleri është larguar nga Digitalb. Largimi i saj bëri shumë bujë, si dhe u shoqërua me disa lajme njëra pas tjetrën, ku në pah u vu re se Ilda ishte hequr nga puna nga Shakohoxha (referuar deklaratës së këtij të fundit), por që moderatorja nuk e la pa e komentuar. "Nga puna të heqin pronarët dhe jo komentatorët e ndeshjeve", shkroi Ilda në një foto që tregoi se raporti i tyre miqësor tashmë kishte marrë fund.
Megjithatë, në morinë e këtyre lajmeve, nuk iu dha shumë rëndësi se kush do e zëvendësojë bukuroshen seksi. Mund të mendoni se mund të jetë një bukuroshe tjetër po aq seksi sa Ilda? Jo, e keni gabim! Ai do të jetë gazetari Glendi Tafaj, një figurë e njohur në botën sportive.