Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe. Ambasadori u ‘rrëfye’ para një grupi nxënësish të shkollës fillore ‘Turgut Ozal’, duke thënë se ëndrra e tij ishte të bëhej astronaut.
/Shqiptarja.com
Kjo është zbuluar nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka publikuar një foto të ambasadorit Lu me fëmijët në ‘Facebook’, gjatë takimit në kuadër të programit ‘Meet America’.
"Foto e Ditës | "Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime ", i tha Ambasadori Lu grupit të nxënësve të shkollës fillore Turgut Ozal gjatë programit "Meet America". Po ju, çfarë doni të bëheni kur të rriteni?", thuhet në njoftim.
(Postimi nga ambasada e SHBA)
d.c./shqiptarja.com











