Bledjan Buci, një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Skoci pasi u gjet duke ruajtur bimët e kanabisit në një ambientet e një zyre, që ishte përshtatur për kultivimin e lëndës narkotike.
Mediat britanike shkruajnë se oficerët e policisë që hynë në ambientet e ish-zyrës në rrugën Nicolson, gjetën dhe sekuestruan bimë kanabisi me vlerë 163 mijë paund në tregun e pa ligjshëm të trafikut të drogës.
28-vjeçari mësohet se nuk kishte një adresë të tijën të deklaruar në Skoci. Ai akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të kanabisit si dhe vjedhje të energjisë elektrike.