Heart of Midlothian do duhet të presin më shumë se 66 vite për t'u rikthyer te trofeu i kampionit në Skoci. Paçka se ishin në krye të kampionatit që nga shtatori i vitit 2025, në ndeshjen e fundit kundër Celtic në Glasgow, Hearts u përmbysën 3-1 dhe trofeu shkoi për vendasit. Për herë të parë që nga vitit 1930, Celtic kalon Rangers me trofe në kampionat. Celtic shkon në 56 trofe të fituar, ndërsa Rangers mbeten në 55 trofe. Ky është titulli i pestë radhazi për Celtic, ose i 14-ti trofe në 15 sezonet e fundit në kampionat.
Ndeshja në 'Celtic Park' nisi me dy skuadrat që po studionin njëra-tjetrën. Kur u duk se pjesa e parë do mbyllej me rrjeta të paprekura, duhej Laurance Shankland në minutën e 43-të për të kaluar Hearts në avantazh. Në minutën e tretë shtesë Engels goditi bukur nga 11 metërshi për t'i dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 1-1.
Fraksioni i dytë pa një ndeshje me shumë grintë dhe lojë të fortë në mesin e fushës, me barazimin që shpallte Hearts kampion. Celtic buzëqeshi në minutën e 88-të kur Maeda shënoi golin me shumë peshë për rezultatin 2-1, i konfirmuar edhe nga VAR-i. Hearts u hodhën në sulm për një gol që do iu jepte trofeun, por dalja e portierit Schuolou në aksionin e fundit bëri që Osmand të shënonte edhe golin e tretë për vendasit.
Tifozët nuk u përmbajtën dhe u futën në fushë për një përmbysje shumë të madhe dhe të merituar në fushë. Për Hearts në stol qëndroi shkodrani Sabah Kerjota, teksa zhgënjimi për ekipin nga Edinburgh është i madh. Hearts dështoi kështu të rikthehej te titulli kampion pas 66 vitesh. Kampionati skocez (135 vite) është kompeticion i dytë më i vjetër në botë pas FA Cup (145 vite).
Komente





