Zbulohet flamuri që mbuloi
trupin e Ismail Qemalit

Zbulohet flamuri që mbuloi<br />trupin e Ismail Qemalit<br>
Flamuri që ka mbuluar trupin e Ismail Qemalit gjatë homazheve në Vlorë ka qëndruar me dekada i paidentifikuar në muzeun etnografik. Restauratori Frederik Stamati së bashku me historianen Ariola Prifti rrëfejnë për Report TV si e zbuluan dhe historinë e këtij objekti muzeal.

Si u zbulua flamuri që mbuloi trupin e Ismail Qemalit

Vdekja e Ismail Qemalit 7 vjet pas shpalljes së Pavarësisë ishte ngjarje tragjike në Historinë e Shqipërisë, ndaj flamuri me të cilin u mbulua trupi i tij, kur vdiq me 26 janar 1919 në Peruxhia merr një vlerë të veçantë. E zbulojmë në këtë foto që është bërë në momentin e identifikimit nga restauratori Frederik Stamati së bashku me historianen Ariola Prifti.

“Është gjetur në fondet etnografike të qendrës së studimeve albanologjike, më 2 dhjetor 2011. Vendosa të diskutoj me profesor Frederik Stamatin, i cili ishte marrë me restaurimin e objekteve të ndryshme të këtyre fondeve” – u shpreh Prifti.

Në vitin 1913, duka i Monpasierit bën një vizitë në Vlorë, takon ismail Qemalin dhe i dhuron një flamur të kuq me shkabë të zezë. Ky flamur u valvit në shtizën e ndërtesës së qeverisë së Vlorës për disa muaj. Kur ismail Qemali dha dorëheqjen, kërkoi që të merrte një kujtim nga Shqipëria dhe ky e mori me vete, iku në Itali dhe e mbante gjithë kohën me vete. Në kohën kur ismail Qemali vdiq, i biri i tij Ethem Bej Vlora që ishte bashkë me Ismailin në këtë largim nga Shipëria, e mbuloi trupin e tij me këtë flamur. Dhe kur u kthye arkivoli në Vlorë, qëndroi i mbuluar me këtë flamur dhe po me këtë flamur arkivoli ka udhëtuar drejt Kaninës, ku u bë ceremonia e varrimit. Më pas më 1932 kur u bë rivarrimi, në Vlorë nga Kanina., përsëri arkivoli gjatë rrugës është mbuluar me këtë flamur, të cilin e ruante i biri. Menjëherë pas mbarimit të ceremonisë, Ethem Vlora ia dhuron këtë flamur muzeut kombëtar” – tha Stamati.

Flamuri historik ka qëndruar për dekada me radhë pa emër.

Muzeu etnografik ruan dhjetëra flamurë, por origjinali i ditës së pavarësisë nuk është gjetur. Në çdo përvjetor dita e shënuar ilustrohet me foton e manifestimeve të 1-vjetorit të Pavarësisë.

“Ky flamur fillimisht u dorëzua sikur ishte flamuri që ishte ngritur më 28 nëntor 1912, d.m.th Shqipëria u bë me flamur kombëtar që nuk e kishte. Por nga përpjekjet që bëri perfektura e Vlorës, rezultoi se nuk ishte ky flamuri që ishte ngritur më 28 nëntor 1912” – theksoi Stamati.

Tashmë ky flamur mbetet një nga më të çmuarit, jo vetëm se ka udhëtuar kudo me Ismail Qemalin deri në frymën e fundit, por edhe se u hap rrugën zbulimeve të tjera historike.  

s.k/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan