Zbulohet fotoja dhe skenari/ Si u kap gomonia e dytë me drogë në Greqi, shqiptari 'kyçi' gojën para hetuesve

Zbulohet fotoja dhe skenari/  Si u kap gomonia e dytë me drogë në Greqi, shqiptari 'kyçi' gojën para hetuesve

Gomonja me kanabis qe ishte fshehur ne shpelle

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 1 marjuane që u kap në Greqi të fshehur, në një shpellë në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit, ku sipas mediave greke ishte nisur nga Shqipëria dhe si destinacion final kishte  Turqinë, prej ku do të shkëmbehej me heroinë.  

Në mediat greke është publikuar fotoja e gomones së dytë që përdorej për transport kanabisi në linjën Turqi-Shqipëri që ishte fshehur në shpellë, ku thuhet se është arrestuar edhe një shqiptar tjetër që shoqëronte drogën.  Mediat greke shkruajnë se  kjo është gomonia që shpëtoi aksionit të organizuar  5 ditë më parë ku nuk mungoi as shkëmbimi i zjarrit në det dhe ku u arrestuan tre shqiptarë.

“Të dielën peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motorë 350 kuaj fuqi secili dhe pranë tij një person që notonte në tentativë për të dalë në breg. Menjëherë u njoftua policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, që rezultoi shtetas shqiptar. Gjatë marrjes në pyetje shqiptari e ka mbajtur gojën mbyllur, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore. Nga hetimi arritën në përfundimin se droga duhet të ishte fshehur diku në Sporadhes. Sot në mëngjes nisën kërkimin shpellë më shpellë dhe arritën të zbulonin drogën ne ishullin e vogël Piperi. Ajo që po hetohet është fakti nëse kjo sasi është e gjitha ajo që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi apo një pjesë e saj dhe se si u fsheh në këtë zonë”, thuhet në shkrimin e “Protothema”.

5 ditë më parë tre shqiptarët u dorëzuan vetëm pasi u rrethuan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter që qëlloi mbi motorët e anijes me snajper.  

Ndërkohë, më herët ne studion e Report Tv gazetari Artan Hoxha tha dje se ata u ndaluan në rrugën e kthimit pasi kishin shkarkuar lëndën narkotike. Duke e quajtur këtë një skemë të ngjashme me atë që përdorte grupi i Met Kananit, Artan Hoxha u shpreh se personat që merren me transportin e lëndës narkotike në det nuk janë kultivues të lëndëve narkotike, por profesionistë për të manovruar në det duke qenë se rrugët që ato bëjnë, janë të tejzgjatura dhe me mjaft peripeci.



/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kuriozi: 01/10/2019 13:55

    cili skafist ishte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen