Zbulohet fotoja e rolit të Tinka
Kurtit për operën "Carmen"

Zbulohet fotoja e rolit të Tinka<br />Kurtit për operën
">
Baritoni i njohur Gëzim Myshketa pas lajmit të përmirësimit të shëndetit të aktores Tinka Kurti që u shtrua të martën me urgjencë në spital ka zbuluar foton e rolit të saj në operën “Carmen”, ku ai është regjisor. 

Myshketa ka krijuar posacërisht një rol imazhor për nder të aktores së madhe të skenës dhe ekranit Tinka Kurti. Nuk janë të paktë ata që kanë pyetur se “Ç’lidhje ka aktorja Tinka Kurti me operën?”, por Myshketa e ka menduar për një kohë të gjatë rolin e saj. E ka krijuar vetë këtë rol për nder të aktores Tinka Kurti, duke qenë i bindur se ajo do të jetë imazhi më i mirë i nënës që do të shfaqet në momentin e duhur. 

Roli i Tinka Kurtit është me regjistrim dhe do të shfaqet përmes një video-imazhi në skenë. Myshketa duket se nuk ka ndërmend ta zëvendësojë aktoren edhe pas shtrimit në spital. Ai publikon këtë foto të veçantë, duke u shrehur në satusin e tij në FB me këto fjalë: “Një MIT i Kinematografisë Shqiptare e cila vihet në shërbim të pasionit të saj të parë të; Operës Lirike. Vetëm një fjalë; Faleminderit TINKA KURTI ❤ !  Në foto një moment nga xhirimet për Operën Carmen ditë më parë”

tinka kurti
(Në foto një moment nga xhirimet për Operën Carmen ditë më parë) 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur