Zbulohet guri varrit afër Kalasë së
Lezhës: Është varrezë osmane!

Zbulohet guri varrit afër Kalasë së<br />Lezhës: Është varrezë osmane!
LEZHE - Një gur varri që mendohet të jetë i shekullit të 17-të dhe që i përket një përsonazhi të rëndësishëm është zbuluar në afërsi të kalasë së Lezhës. Guri u zbulua gjatë gërmimeve të një banori i cili po ndërtonte një shtëpi dhe tashmë është marrë nën ruajtje. 

Shkrimi në gjuhën turke dhe shpata e gdhendur në anë të saj janë duke u shqyrtuar nga ekspertët e Monumentëve të Kulturës. Ata janë të bindur për rëndësinë e tij, por që janë ende duke e vlerësuar. Përgjegjësi i Kulturës Kombëtare në Lezhë Paulin Zefi thotë se gjetje të tilla duhet të jenë pjesë e muzeut të munguar të Lezhës.

Specialisti i Monumentëve të Kulturës Dedë Margjoni shpjegon se aty ndodhet një varrezë e vjetër që duhet restauruar që të jetë e vizitueshme për publikun.

Gjetja e fundit tregon dhe njëherë se nëntoka e Lezhës është një zonë e pasur dhe ka një histori mijëravjeçare që po del në dritë çdo ditë, por mungesa e një muzeu në Lezhë bën që këto gjetje ti ruajë vetëm rastësia.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘Nëse Ukraina e kërkon, ne do të dërgojmë ushtarë’, oferta e Macron trondit BE-në! NATO paralajmëron: Kërcënime hibride nga Kremlini

‘Nëse Ukraina e kërkon, ne do të dërgojmë ushtarë’, oferta e Macron trondit BE-në! NATO paralajmëron: Kërcënime hibride nga Kremlini