Zbulohet identikiti i deputetit që
i ofroi këngëtares 'jetë sheikësh'

Zbulohet identikiti i deputetit që<br />i ofroi këngëtares 'jetë sheikësh'
Një nga ngjarjet më të diskutuara gjatë ditëve të fundit ka qenë padyshim deklarata e këngëtares shqiptare Xhesika Ndoj, e cila pohoi se ka patur oferta për lidhje nga ana e një deputeti të njohur shqiptar.

Këngëtarja që synon famën, ia doli të sigurojë tituj në të gjitha portalet dhe suplementet rozë, pasi sipas saj, një deputet i Partisë Demokratike i ka ofruar shuma marramendëse, vetëm që ajo të jetë në krahët e tij.

Rreth të 40-ave, i martuar e me fëmijë, me origjinë veriore, i palestruar dhe me flokë (?!), ky ka qenë përshkrimi që Xhesika i ka bërë deputetit në një intervistë për “Oktapod”.

Këngëtarja rrëfeu se pavarësisht ofertës tunduese, i ka thënë ‘JO’ deputetit që i premtonte jetën e ‘princeshës së sheikëve’, kjo sepse ai është i martuar dhe ‘nuk do t’i prishë familjen’.

Tani që buja e lajmit përfundoi dhe të gjithë pyesin veten kush është ky deputet pasionant, Xhesikës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të rikthehet në qendër të vëmendjes…me një këngë, ndërsa deputeti të ndryshojë identitet.
xhesika ndoj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'