Zbulohet ilaçi ''Alzheimer'' që
ndalon dobësimin e memories 

Zbulohet ilaçi ''Alzheimer'' që<br />ndalon dobësimin e memories 
Shkencëtarët thonë se ilaçi që shkatërron karateristikat e pllakave të proteinave që ndërtohen në trurin e pacienteve me sëmundjen Alzheimer po tregon premtime tantalizing. Ekspertët janë të kujdeshëm sepse ilaçi, aducanumab, është akoma në fazat e para të zhvillimit.

Por një studim ka treguar se është i sigurt dhe lë të kuptohen se ndalon dobësimin e memorjes. Studime më të mëdha priten te bëhen në vazhdim që të percaktojne totalisht efektet e ilaçit.

Trajtimi i ndërtimit të  amyloid në trurin e njerëzve ka qenë një objektiv për shumë vite.

E Braktisur
Ky studim prej 165 pacienta, është projektuar të testojë nëse aducanumab është e sigurt për ta përdorur. Pas 1 viti të trajtimit, ai gjithashtu tregoi se sa më e madhe të ishte dosa, më të fortë ishin efektet në pllakat e amyloidid. Studiuesit bënë teste në memorje dhe gjetën efekte positive.

Megjithatë, 40 njerez dolën jashtë studimit, gjysmat sepse kishin efekte anësore si për shembull dhimbje koke.

Faza tjetër e kërkimit – faza e tretë  përfshin 2 studime të veçuara. Do të marin pjesë 2700 paciente me  fazat më të hershme të Alzheimer nga Amerika e veriut, Europa dhe Azia në mënyrë që të testojnë plotësisht efektet e dobësimit të memorjes.

Doktori Alfred Sandrock nga kompania Biogen  i cili ka punuar me universitetin Zurich nga zbulimet tha: “Faza e tretë më të vërtetë duhet të bëhet dhe shpresoj se do të konfirmojë atë që në kemi parë në studim. Unë parashikoj se 1 ditë do të trajtojmë njerëzit që nuk kanë  simptoma  për arsye se nëse ke  amyloid në tru, është shumë e mundshme të zhvillohet Alzhimer 1 ditë''.

Një hap i rëndëshishëm
Megjithatë, kanë ndodhur disa zhgënjime në zhvillimin e ilaçit e Alzheimer, dhe  ka më shumë se 10 vjet  që kur ilaçi i fundit për njerëzit me këtë sëmundje është licensuar. Experte të tjerë e kanë mirëpritur këtë studim të fundit por me kujdes.

Doktori David Reynolds, zyrtari më I lartë shkencor në  Alzheimer's Research UK, tha se resultatet tregojnë evidence – tantalising  që një lloj I ri ilaci për të trajtuar këtë sëmundje  mund të jetë në horizont.

Dr James Pickett,  kreu i kërkimeve  në  Alzheimer's Society shtoi: “Çfarë është më e bindur është se sa më shumë amyloid është zhdukur kur njerëzit morën dosa më të larta të ilacit”

Asnjë nga trajtimet egzistuse për Alzheimer  nuk pengon  në mënyrë direkte procesin e sëmundjes, kështu që ilaci që aktualisht ndalon  progresin  e sëmundjes duke pastruar amyloid është në hap i rëndësishëm.

Megjithatë, Dr Tara Spires-Jones, nga qendra e  Cognitive and Neural Systems  në universitetin e  Edinburgh  tha: “ Unë jam optimist I kujdesshëm për trajtimin, por mundohem mos të jem shumë i eksistuar  sepse disa ilace ia dalin mbanë të kjo fazë e provës por mund të dështojne në prova më e mëdha”.

Gjithashtu John Hardy, profesor neuroscience nga University College London tha: “Këto gjetje të reja janë tantalising  por ato nuk janë akoma përfundimtare''.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj