TIRANE - Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu debatoi ashpër në Kuvend në lidhje me denoncimin e ardhur nga Levizja Socialiste Integrim për manipulim të listave të zgjedhjeve në Bashkinë e Vorës, ku rezultonin 600 votues fiktivë të cilët nuk kanë lidhje me këtë bashki. Irritimi i tij ishte aq i ashpër saqë kryerepublikani shkoi deri në ofendime ndaj deputetëve të LSI-së Robert Bitri dhe Luan Rama. Por përse ky reagim i Mediut?

A1 Report mëson se kreu republikan dhe kryetari i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili, janë krushq. (Djali i kandidatit të djathtë për bashkinë e këtij qyteti është i martuar me vajzën e Mediut).

Ky fakt ndoshta justifikon irritimin e zotit Mediu në sallën e parlamentit, aq sa u desh ndërhyrja e kolegëve të tjerë për të shmangur përplasjen fizike mes tyre.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)