Zbulohet itinerari, orët e avionit 
të drogës nga Rinasi në Divjakë

TIRANE- Gjithçka ndodhi brenda 5 orësh, deri në momentin kur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri me anë të një konference për median, bëri të ditur se, avioni i ulur në Divjakë do të ngarkohej me drogë për t’u transportuar në Itali. Italiani 68-vjeçari, Giorgio Riformato pasi kishte marrë leje që në datën 5 maj 2014, lejen numër 193, kishte mbërritur në Tiranë nga Korfuzi i Greqisë në datën 8 maj. Pasi ishte ulur në Rinas, piloti i moshuar kishte zënë një dhomë hoteli as më pak e as më shumë, por në derën e Prokurorisë së Përgjithshme. Pasi ishin bërë takimet, ishte vendosur që në datën 10 maj në mesditë ai të ngarkohej me drogë dhe të nisej drejt vendit të tij.
Pasi kishte marrë leje nga kulla e aeroportit të Rinasit, në orën 13:26 minuta të së shtunës 10 maj, Giorgio Riformato me avionin e tij “Piper” është nisur për të fluturuar.

Për të justifikuar udhëtimin e tij drejt Divjakës, piloti kishte kërkuar leje për të bërë një fluturim turistik, që sipas dëshmisë së tij i ishte dhënë. Por nuk ka kaluar shumë kohë, kur kulla e Rinasit kishte humbur çdo lidhje me avionin sportiv. Këtu ka nisur dhe gjuetia e tij.

Në këtë kohë është njoftuar policia dhe ushtria, që në hapësirën ajrore të vendit në drejtim të Kavajës ka humbur kontaktet një avion. Këtu ka nisur dhe ndjekja e mjetit fluturues. Patrulla policie, asaj të rendit dhe kufitare kanë nisur kërkimet ndërsa në orën 14:30 minuta nga Stacioni i Policisë së Divjakës është dhënë alarmi se avioni ishte ulur në plazh. Në drejtim të tij kanë shkuar menjëherë dy efektivë të policisë që ishin me shërbim në atë zonë. Ata kanë ndaluar menjëherë pilotin ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe patrullat kufitare. Pas ndalimit të tij, ka nisur edhe gjuetia për dy makina, që sipas dëshmitarëve ishin larguar me shpejtësisë sapo kishin parë që avionit i ishte thyer goma dhe nuk mund të ngrihej më.

Njëra prej makinave me 207 kg kanabis sativa që drejtohej nga Sajmir Brahimi është ndaluar rreth orës 15:50 pasi kishte ngecur për shkak të djegies së freksionit. Në këtë kohë, pilotit italian duke mos i mbetur asnjë zgjidhje tjetër, në dëshminë e tij për policinë nuk ka pranuar asnjë akuzë, duke deklaruar se ishte për turizëm dhe duke qenë se kishte pësuar një avari kishte bërë një ulje emergjente. Në fund ishte ministri i Brendshëm që deklaroi se ishte shkatërruar një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Orët e avionit të drogës nga Rinasi në Divjakë

(Në foto: Orët e avionit të drogës nga Rinasi në Divjakë)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se përmes mashtrimit mori 1 mln € nga karta e kreditit një personi (EMRI)

Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se përmes mashtrimit mori 1 mln € nga karta e kreditit një personi (EMRI)