Zbulohet kompjuteri i vjetër 2000 vjeça

Pajisja “Antikythera” konsiderohet si kompjuteri i parë i programueshëm. Falë një sërë mjetesh të ndërlikuara, pajisja është përdorur si kalendar, për të ndjekur fazat e hënës dhe për të parashikuar eklipset.

E pra nëse keni menduar se epoka e kompjuterëve ka nisur me kompjuterin “Kolosi”, një pajisje elektronike e krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore për të deshifruar kodet e gjermanëve, atëherë e keni gabim. Kompjuteri i parë është krijuar që para lindjes së Krishtit. Arkeologët kanë gjetur një pajisje të vogël prej bronzi që kishte humbur në det pranë brigjeve të Kretës për më shumë se një mijë vjet më parë.

Ky kompjuter mendohet të ketë qenë ndërtuar në fund të shekullit të dytë para erës sonë. Kompjuteri ka marrë emrin “Antikythera” nga anija e mbytur ku u gjet. Anija u gjet nga një grup detarësh grekë në vitin 1900 por vetëm para një muaj është cilësuar si kompjuteri më i vjetër në botë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë