Në letrën e 5 prill 2012, Ramadani dhe Bode pranojnё gjendjen e vёshtirё financiare tё kompanisё CEZ Shpёrndarje duke konstatuar se sipas CEZ-it, ajo ёshtё rezultat i disa vendimarrjeve tё Entit Rregullator tё bёra nё kundёrshtim me Marrёveshjen e Mbёshtetjes Qeveritare, Kuadrin Rregullator dhe Deklaratёn Rregullatore.
Në letër shkruhet se duhet marrё nё konsideratё minimizimi i riskut tё ekspozimit tё vendit ndaj proceseve gjyqёsore vendore dhe ndёrkombёtare. Ndërkohë i menjëhershëm i qënë reagimi i kryetarit të komisionit të Ekonomisë Erion Braçe. Në rrjetin social Facebook ai shkruan se Berisha, Basha, Bode e Mima krijuan këtë situatë me CEZ.
Zbulohet letra e Bodes për Ramadanin, tregon se si Berisha favorizoi CEZ
Ndryshe nga sot kur demokratёt i mёshojnё idesё se qeveria shqiptare duhet tё kishte shkuar nё arbitrazh, në kohën kur qeverisnin, demokratët mendonin se duhet të merret në konsideratё minimizimi i Riskut tё ekspozimit tё vendit ndaj proceseve gjyqёsore vendore dhe ndёrkombёtare. Duke pranuar nё kёtё formё indirekt vendimmarrjet e gabuara tё Entit Rregullator nё shkelje tё Rregulloreve.
Ndёrkaq, pavarёsisht pretendimit tё Partisё Demokratike se CEZ nuk kishte kryer investimet pёr tё cilat kishte marrё angazhim, Enti Rregullator i Energjisё rezulton se ka vendosur nё disa raste tё kundёrtёn e kёsaj.Kjo ka dale ne drite nga dokumenta qe provojne favorizmin qe qeveria “ Berisha” i beri kompanise ceke CEZ ne kohen kur qeveriste.
Kjo leter e firmosur nga ish-ministri demokrat i Financave Ridvan Bode, mban datёn 5 prill 2012 dhe i drejtohet Kryetarit tё Entit Rregullator tё Energjisё Sokol Ramadani. Sipas saj, Bode dhe Ramadani pranojnё gjendjen e vёshtirё financiare tё kompanisё CEZ Shpёrndarje duke konstatuar se sipas CEZ-it, ajo ёshtё rezultat i disa vendimarrjeve tё Entit Rregullator tё bёra nё kundёrshtim me Marrёveshjen e Mbёshtetjes Qeveritare, Kuadrin Rregullator dhe Deklaratёn Rregullatore. Por jo vetem kaq. Të dy kanë pranuar dhe gjendjen e vështirë financiare te kompanise KESH sh.a pёr shkaqe tё marrёdhёnieve kontraktuale jo funksionale ndёrmjet tij dhe CEZ Shpёrndarje.
“CEZ nuk paguan energjinё e marrё nga KESH qё nga Shkurti i vitit 2011 nё vlerёn 8.2 miliard lek”. Duke pranuar indirekt vendimmarrjet e marra nga ERE nё kundёrshtim me rregulloret dhe duke ditur se CEZ nuk po paguan KESH-in prej shkurtit 2011, Ridvan Bode jep dritёn jeshile njohjes sё borxhit tё keq prej 16.85%. Favorizimi qё i bёhet CEZ-it pёrfshin gjithashtu mbajtjen e tarifave pёr konsumatorёt tё pandryshueshme ashtu sikurse uljen nё nivelin 2.2 lek/këh tarifёn e shitjes sё energjisё nga KESH-i drejt CEZ-it. Njё prej shkaqeve kyçe ky qё fundosi kompaninё publike nё njё zinxhir borxhesh qё vjen vetёm duke u thelluar.
(Në foto: Letra e ish-ministrit Ridvan Bode drejtuar ish-drejtorit të ERE, Sokol Ramadani)
Braçe: Letra e Bodes është një krim
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka qënë i ashpërr në reagimin e tij për këtë cështje. Në një shkrim në rrjetin social Facebook ai shkruan akuzat e PD-së se qeveria ka shkaktuar një dëm prej 3 miliardë euro me marrëveshjen e CEZ është e pavertëtë. “Këta janë palaço, po fare palaço!!”, shkruan Braçe në Facebook. Ai i bën një pyetje ish-ministrit Mima se pse nuk ka paditur CEZ për grabitjet në Shqipëri. Në lidhje me letren e Bodes për ERE-n në 2012, Braçe thotë se është një krim.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)