Catalina Bateman është 96- vjeçarja që thotë se mban lulen më të vjetër në botë të punuar me dorë.

 Lulëkuqja e bukur është  punuar me dorë nga babai i saj në një festë në Kili në vitin 1927.

Sipas medias së huaj, gjyshja e zbuloi lulen prej cope kur hapi dollapin në banesën e saj të re në Northenden, Manchester. 

Lulja ishte vendosur në një dollap dhe ishte në gjendje jashtëzakonisht të mirë.

Një fotografi e vjetër tregon zonjën Bateman, në moshën  katër vjeçare me lulen e  kuqe në flokët e saj për të përkujtuar heronjtë e luftës britanike.

Catalina Bateman