Zbulohet magazina me letrat e
lagura e biberonat kontrabandë nga Kina

TIRANË-Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antikontrabandë. Në pranga ka rënë 44-vjeçari Erand Shala, i cili merrte produkte nga Kina dhe më pas i shiste në Shqipëri.
 
44-vjeçari kishte marrë një NIPT si shitës, me qëllim shmangien e tatimit për produktet që sillte në Shqipëri.
 
Më pas të gjitha këto produkte Erand Shala i mbante në banesën e tij në kryeqytet. Policia i ka gjetur në shtëpi 21 400 termometra, 1200 matësa tensioni, 30 000 karfica, 36. 000 biberona për fëmijë, 7 mijë kuti dominoje, 1 200 shishe me ilaç për mushkonja si dhe disa produkte të tjera.
 
Bie në sy se Erand Shala bënte kontrabandë edhe me produkte për fëmijë, siç janë biberonët, por edhe produkte të tjera që përdoren gjerësisht nga shqiptarët. Këto mallra 44-vjeçari i hidhte në treg me një çmim më të ulët se bizneset e tjera.
 
Aksioni i Policisë është zhvilluar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe dyshohet se produktet do të hidheshin në treg javën e ardhshme. 

Por cili është rreziku i këtyre produkteve?
Të kontaktuar nga Report Tv specialistë të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit thonë se më i rrezikshëm është biberoni për fëmijë.

Kjo për shkak se këta biberona nuk ishin kontrolluar nga asnjë institucion në vend. Edhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik dhe mjekët ngrejnë shqetësimin se përdorimi i një biberoni pa u kontrolluar, shkakton disa sëmundje tek fëmijët e vegjël.

Erand Shala kishte hapur një nipt në QKR ku thoshte se merrej me import dhe eskport mallrash, siç mund të dallohet nga kjo faksimile. Në këtë mënyrë ai u fshihej taksave duke mos i deklaruar sasitë mallrave që sillte nga Kina.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 
3 vula të dyshuara të falsifikuara me specifikimet “rubineteria das”, “sanitari Tirana” dhe "Trans – Speed SHPK International Transport”.
692 kg   letra të lagura me logo të ndryshme
23 600   prerëse për thonjtë
21 400   termometra trupi
4 320      termometra ambienti
1 200      matësa tensioni
9 000      erashka plastike dhe druri
30 000   karfica
36 000   shishe me biberon për fëmijë
7 000      kuti me domino
1 235      shishe 180 ml me ilaç për mushkonja
 
[gallery]22134[/gallery]

faksimile

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram

Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram