Arkeologët në Perunë e veriut kanë zbuluar së fundmi një varr të lashtë të fiseve inkase nga qytetërimi misterioz i Moche, të cilët datojnë të jenë rreth 1,500 vjeçarë, duke hedhur dritë mbi kulturën antike të tyre. Skuadra e gërmuesve në zonën arkeologjike Huaca de la Lunca në qytetin Trujillo zbuluan varrin e Moche pranë një platforme varrezash të punuara me qeramikë, me skelete macesh dhe punime bakri të lara me flori.
Njëri prej arkeologëve shpjegon se e gjithë platforma ka qenë e veshur me flori por është shpërbërë për shkak të lagështisë. Ai shpjegon gjithashtu se madhësia e varrit të krijon idenë se ai mund t’i përkasë një njeriu të zakonshëm por fakti që në të ka varëse, byrzylyqë, unaza dhe objekte të tjera floriri tregon se mund të jetë ndonjë prej fisnikëve të fisit Moche.
Arkeologët kanë zbuluar dhe shumë objekte të tjera analizimi i të cilave do të çojë në njohjen e shumë më tepër informacioneve mbi këto fise. Kultura e Moche, të cilët janë ndërtuesit e Piramidës së diellit, janë zhvilluar në Perunë e Veriut aty ku tani ndodhet qyteti i tretë më i madh i vendit.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com