Festivali i Këngës në RTSH po afron dhe këngëtarët që do të marrin pjesë janë drejt përfundimit të provave të tyre.

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka bërë shumë  bujë për pjesmarrjen e saj me këngën “Me tana”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori i njohur Eni Shehu ka ndarë me fansat një moment të provave, ku Elvana  shfaqet e veshur me të zeza duke kërcyer me shaminë e kuqe në akademinë e Albi Nakos.

Nga videoja kuptojmë se performanca e saj do të jetë një kërcim me elemente popullore të ndërthurura me modernen.

Gjithashtu këngëtarja ka postuar një video gjatë provave në skenën e RTSH-së ku do të zhvillohet festivali më i rëndësishëm, ku zgjidhet kënga përfaqësusese për në Eurovizion.

Elvana gjatë provave