Të njëjtat burime i thanë Report Tv se më 30 nëntor do të shpallet vakanca për kryetar të KQZ, si dhe hapet gara për kryetarin e ri. Ndërkohë, me anëtarin e ri të KQZ që do të zgjidhet si kryetar në vend të Zgurit PS merr shumicën edhe në këtë institucion.
Partia Socialiste e akuzon Zgurin se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, pasi nuk i hoqi mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili rezulton i dënuar me dy vjet heqje lirie në Itali më 2004.
Pas kësaj, kreu i KQZ, i emëruar në kuadër të marrëveshjes politike të 18 majit mes Ramës dhe Bashës, ka humbur besimin e socialistëve. Më 30 nëntor do të shpallet vakanca për kryetarin e ri të KQZ, për zgjedhjen e të cilit do të ndiqen procedurat normale të parashikuara në ligj.
d.c./shqiptarja.com