Spanjë/ Zbulohet plantacioni me mbi 3 mijë bimë marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë

Spanjë/ Zbulohet plantacioni me mbi 3 mijë bimë marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë

Foto Ilustruese

Garda Civile e Spanjës ka arrestuar tre shqiptarë dhe po heton një të katërt, në operacionin më të madh kundër kultivimit të marijuanës në ambiente të mbyllura në provincë. Në total, 3880 bimë marijuanë, me peshë 330 kilogramë  u sekuestruan në dy laboratorë të vendosur në një zonë banimi në Maello.

Sipas mediave të huaja, Garda Civile po vijon hetimet për të përcaktuar shkallën e plotë të aktivitetit kriminal dhe përfshirjen e mundshme të një organizate shqiptare të trafikut të drogës.

Ky hetim buron nga hetimet e mëparshme që i shtynë anëtarët e kësaj force të dyshonin se brenda dy banesave në një zonë banimi të këtij qyteti mund të kryheshin aktivitete të paligjshme lidhur me lëndët narkotike.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ngjela për 'Studio Live': Isha i bindur që ekspertët amerikanë do riktheheshin në SPAK! SHBA ka interesa gjeopolitike në Shqipëri, politika ta shfrytëzojë në maksimum

Ngjela për 'Studio Live': Isha i bindur që ekspertët amerikanë do riktheheshin në SPAK! SHBA ka interesa gjeopolitike në Shqipëri, politika ta shfrytëzojë në maksimum