Zbulohet poezia e panjohur
e Çajupit për Princ Vidin
Kujtimi i Princ Vidit është rikthyer dje në Bibliotekën Kombëtare përmes një ekspozite të hapur për publikun. Nën titullin “Vilhemi I”, ekspozita nis me një dhuratë të Vidit dhe bashkëshortes së tij Sofia për mësuesin e tyre të gjuhës shqipe Kolë Kraja në vitin 1913.
TIRANE- Kujtimi i Princ Vidit është rikthyer dje në Bibliotekën Kombëtare përmes një ekspozite të hapur për publikun. Nën titullin “Vilhemi I”, ekspozita nis me një dhuratë të Vidit dhe bashkëshortes së tij Sofia për mësuesin e tyre të gjuhës shqipe Kolë Kraja në vitin 1913. Në këtë album të rrallë shihen firmat origjinale të Vidit dhe bashkëshortes Sofia dhe përpjekjet e tyre të para për të shkruar gjuhën shqipe.
Princ Vidi erdhi në Shqipëri më 7 Mars të vitit 1914, por në ekspozitë gjendeshin dokumente ku ardhja e tij ishte paralajmëruar më herët nga shtypi i kohës me njw retorikw tw ekzaltuar dhe euforike. Autorët e shkrimeve e shohin ardhjen tij si shpëtim të kombit. Biblioteka Kombëtare ka ekspozuar ndër të tjera disa shkrime me biografinë e Vidit në gjuhën shqipe me emrin e autores Carmen Sylva, pseudonim i Mbretëreshës se Rumanisë, Elizabeta, që ishte halla e Vidit.
Të gjitha dokumentet janë ekzemplarë që publikohen për herë të parë, por ajo që të bënë përshtypje është një poezi jo shumë e njohur për publikun e sotëm e Andon Zako Çajupit, e shkruar para ardhjes së Vidit, në shkurt të vitit 1913. Poeti i uron mirëseardhjen që nga Misiri i Egjiptit. Në poemën Çajupit me titull “Mbretit të Shqipërisë”, hidhet dritë mbi qëndrimin e intelektualëve bashkëkohës të tij; ardhjen e Princ Vidit e konsideronin si afirmim dhe ruajtje të sovranitetit të kërcënuar të Shqipërisë nga fqinjët shovinistë. Ndaj, në vargjet e poezisë së Çajupit të bie në sy bindja se ardhja e Vidit është interesi i kombit dhe i Atdheut. Ja poezia:
Mbretit të Shqipërisë Kush do foli mbë vend mbeti...
Na shpëtoi Perëndia Erdhi Mbreti!
Erdhi Mbreti! Gëzon gjithë Shqipëria.
Erdhi mbreti i Shqipërisë
Dhe zu vënd’e Skënderbeut!
U-ngre flamur’ i Lirisë
Sot nga burrat e Atdheut.
Me këtë flamur ndë duar.
Me këtë mbret fuqiplotë
Shqiptarët të bashkuar
Do të dëgjonin në botë.
Lum neve për këtë ditë!
Dielli ndriçon Tomorrë...
Errësira, ligësitë, Bashkë me
turkun u-çporrë.
Ra dielli në vend tonë...
Shqipëria lulëzoi!
O shokë lëvdoni Zonë
Për mbretnë që na dërgoi.
Shqiptarët citë janë
Që të falë mbretërinë?
Këta jan’ ata Luanë
Që kanë trembur Turqinë.
Këta trima Zot, të prunë
Dhe të besuan Atdhenë,
Me kurorën që të vunë
Të njëjtën për Skënderbenë
Zot, ndë fron të mbretërisë
Të kesh dëshirë që të kemi
Për lirin’ e Shqipërisë
Të lëftojmë gjithë ç’jemi
Zot, kufit’ e Shqipërisë
Nuk janë tek u shtruan
Na shkel’ armiqt’ e Lirisë
Dhe shumë vise zotuan:
Në meleun shqiptarë
Sot ndën zgjedhë rënkojnë
Dhe na presin duke qarë
Të vemi që të shpëtojmë
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 kalimtarë, disa të plagosur
22 Janar, 13:55
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Nga 1 shkurti punonjësit e OSSH që lexojnë matësit e energjisë do gjurmohen në aparatin që përdorin! Sistemi i ri do verifikojë konsumatorët mbi 700 kWh, do shtohen 300 punonjës
22 Janar, 13:49
-
Dorëshkrime e dokumente të de Radës në Shqipëri! Arkivat, marrëveshja me Bibliotekën e Kozencës në Itali
22 Janar, 13:45
-
Stuhia në SHBA, dëbora zbardh edhe plazhet në Florida (VIDEO)
22 Janar, 13:45
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Milardat përplasjen për kualifikimin, sonte në Champions Paris-City për ‘jetë a vdekje’! Në fushë Interi e Milani
22 Janar, 13:40
-
Trump paralajmëroi marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë, presidenti Mulino: Nuk na është dhuruar nga SHBA, i përket popullit tim
22 Janar, 13:28
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05
-
Tri javë në gjendje kritike, lutje për kryepeshkopin Anastas! Besimtarët në Kishën e Ungjëllizimit: Zoti bën mrekulli! Meshë e posaçme në ditën e emrit të kryepeshkopit
22 Janar, 13:03