Zbulohet raporti i KiE: Shqipëria
favorizon donacionet anonime

Zbulohet raporti i KiE: Shqipëria<br />favorizon donacionet anonime
STRASBURG – Një raport i ditëve të fundit të Këshillit të Europës nënvizon se Shqipëria, Malta dhe Danimarka janë të vetmet vendeve në Europë të cilat “ligjërojnë” donacionet anonime në financimin e partive politike.
Në këtë mënyrë, sipas KiE, në vendin tonë lejohet zyrtarisht edhe financimi nga grupet kriminale, akt për të cilin nuk ka asnjë sanksion ligjor.

Sipas raportit Greqia lejon donacionet anonime në vlerën nën 600 euro, ndërsa për Rumaninë ky vendim merret kur vlera e dhuruar është sa 0.006% e buxhetit që shteti ka përcaktuar për financimin e partive.
Në rekomandimin e tij, Këshilli i Evropës bën thirrje këtyre vendeve të kërkojnë që shkelja e rregullave që lidhen me financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore të jetë subjekt i sanksioneve efektive, proporcionale dhe bindëse.
Por në rastin e Maltës dhe Shqipërisë legjislacioni i tyre nuk parashikon sanksione.
Raporti përfundon se vendet anëtare kanë ende shumë për të bërë për të ardhur në linjë me rekomandimet e Këshillit të Evropës.

(Shënim: Raporti është hartuar nga Koalicioni kundër korrupsionit GRECCO në KiE)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)